Mbeti vetëm premtim partiak

Hapja e kësaj pike kufitare me të drejtë vlerësohet jetike për këtë zonë malore, e banuar kryesisht me popullatë shqiptare, nën administratën e Komunës së Tivarit. Ka shumë arsye që të realizohet ky projekt: rilidh Krajën me Shkodrën, duke e ditur se sot duhet udhëtuar 40 km nëpërmjet pikës kufitare Sukubinë - Muriqan. Por hapja e pikës kufitare do ta përgjysmonte këtë distancë

Ibrahim Berijashi

Pika kufitare Skje (Hutaj) – Zogaj është një kërkesë të cilën krajanët e kanë shtruar që në fillim të pluralizmit (1990), por edhe sot e kësaj dite ka mbetur vetëm dëshirë. Hapja e kësaj pike kufitare me të drejtë vlerësohet jetike për këtë zonë malore, e banuar kryesisht me popullatë shqiptare, nën administratën e Komunës së Tivarit. Ka shumë arsye që të realizohet ky projekt: rilidh Krajën me Shkodrën, duke e ditur se sot duhet udhëtuar 40 km nëpërmjet pikës kufitare Sukubinë – Muriqan. Por hapja e pikës kufitare do ta përgjysmonte këtë distancë.
Rruga që aktualisht lidh Krajën me Shkodrën është ajo nëpërmjet Qafës së Shtegvashës, e ndërtuar para gati gjysmë shekulli më parë; e amortizuar edhe shumë e rrezikshme për banorët e Krajës të cilët qarkullojnë me automjete për në Shkodër, por edhe për turistët tranzitor, sidomos rrëshqitjet e shkëmbinjve në stinën e shirave dhe të ngricave. Arsye tjetër është mundësia reale për zhvillimin e turizmit lokal dhe ndërkufitar që do të kontribuonte për zhvillimin ekonomik, edhe në përmasa rajonale, midis Malit të Zi e Shqipërisë dhe jo vetëm.

Sipas të dhënave jozyrtare, mbi 8 mijë shkodranë kanë origjinë nga Kraja, pjesë të farefiseve të shkëputura në faza të ndryshme të shekullit XIX dhe XX. Numri më i madh i të rinjve të Krajës studimet i kryejnë në Shkodër dhe hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do të lehtësonte tej mase sakrificat e tyre ekonomike dhe qarkulluese. Realizimi i kësaj kërkese do të ndalonte shpërnguljen masive të të rinjve nga Kraja në vendet perëndimore


Sipas të dhënave jozyrtare, mbi 8 mijë shkodranë kanë origjinë nga Kraja, pjesë të farefiseve të shkëputura në faza të ndryshme të shekullit XIX dhe XX. Numri më i madh i të rinjve të Krajës studimet i kryejnë në Shkodër dhe hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do të lehtësonte tej mase sakrificat e tyre ekonomike dhe qarkulluese. Realizimi i kësaj kërkese do të ndalonte shpërnguljen masive të të rinjve nga Kraja në vendet perëndimore. Sepse, rrjedhat aktuale të emigrimit po e shpopullojnë plotësisht Krajën.
Sipas një regjistri të botuar në Nju Jork para një dekade e më shumë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë afro 5.500 krajanë, ndërsa në Krajë kanë mbetur sipas burimeve jozyrtare më pak se dy mijë veta.
Mërgimtarët tanë në SHBA, sipas një komunikate të Shoqatës “Kraja”, kërkesën për të hapur pikën kufitare Skje-Zogaj ia kanë dërguar Podgoricës dhe Tiranës. Nuk kemi njoftim se kanë marrë përgjigje. Por, Shoqata “Kraja”, me seli në Nju Jork, ka një staf të shkolluar edhe me të drejtë pritet që të përsërisin kërkesën e hapjes së pikës kufitare Skje (Hutaj) – Zogaj.
Partitë politike shqiptare, por edhe ato malazeze, sa herë vijnë në fushatë zgjedhore premtojnë hapjen e kësaj pike kufitare.

Të fundit

më të lexuarat