Hulumtim i të vërtetës për një tragjedi të rëndë

Monodrama “Çele gur gojën” sipas veprës së shkrimtarit Azem Shkreli, por e ripunuar nga aktori i njohur nga Deçani, Nimon Muçaj, rrëfen për një burrë me emrin Gjergj, i cili kthehet nga burgjet serbe diku në vitin 2000 dhe në oborrin e tij gjen disa varre

Tuz – Monodrama “Çele gur gojën” me regji dhe interpretim nga aktori, Nimon Muçaj, u shfaq në martën mbrëma (16 prill 2024) në Qendrën Kulturore- Informative “Malësia” në Tuz, në prani të adhuruesve të artit skenik.
Monodrama “Çele gur gojën” sipas veprës së shkrimtarit Azem Shkreli por e ripunuar nga aktori i njohur nga Deçani, Nimon Muçaj, rrëfen për një burrë me emrin Gjergj i cili kthehet nga burgjet serbe diku në vitin 2000 dhe në oborrin e tij gjen disa varre.
“Fqinjët i thonë se e shoqja ka dalë si lypëse nëpër katund. Ajo kthehet dhe nuk beson se është kthyer Gjergji nga burgu. Gjatë shpalosjes së vërtetave të Marisë, gruas së tij, zhvillohet një dramë e vërtetë. Gjergji e pyet të shoqen për të birin dhe ajo thotë se e kanë mbytur serbët. Këtu bëhet një shpalosje emocionesh të brendshme të Gjergjit, i cili përmes katarzës skenike, mezi arrin ta zbërthejë këtë ngjarje tragjike, gjithçka duket e pabesueshme”, theksohet në konspektin e kësaj monodrame.
Më tej theksohet se, shikuesit duhet ta përthekojnë se çka ka ngjarë me djalin e Gjergjit dhe çfarë do të ngjajë tani me të shoqen e tij, që si lypëse edhe mund të jetë çmendur bashkë me bartësin e kësaj tragjedie të rëndë.
Kjo është hera e parë që shfaqet në Tuz monodrama “Çele gur gojën”, ndërsa pak vite me parë është luajtur në Deçan, Prizren dhe në disa qytete të tjera të Kosovës dhe jo vetëm.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat