Triumfon Beatrix Ramosaj

Kënga “By my side” e këngëtares kosovare është vlerësuar me Çmimin e Parë, si klipi më i mirë në të gjithë komponentët. Po ashtu këngëtarja fitoi edhe çmimin e “Publikut”, si kënga më e votuar në faqen zyrtare të “Netët e Klipit Shqiptar”, në mesin e një numri të madh të konkurrentëve

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka triumfuar në edicionin e 19-të të “Netët e klipit shqiptar”, që është mbajtur të premten mbrëma në parkingun e ish-hotelit “Jadran” në Ulqin.
Kënga “By my side” e këngëtares kosovare është vlerësuar me Çmimin e Parë, si klipi më i mirë në të gjithë komponentët. Po ashtu këngëtarja fitoi edhe çmimin e “Publikut”, si kënga më e votuar në faqen zyrtare të “Netët e Klipit Shqiptar”, në mesin e një numri të madh të konkurrentëve.
Me të marrë çmimet, Beatrix ka falënderuar familjen dhe fansat për mbështetjen dhe të gjithë personat që e kanë ndihmuar në realizimin e klipit të këngës.
Festivali ka bashkuar emra të njohur të muzikës shqiptare dhe në konkurrim kanë qenë videoklipe të artistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Diaspora.
Përgjatë mbrëmjes janë ndarë edhe 22 çmime të tjera për kategori të ndryshme.
“Netët e Klipit Shqiptar” organizohet nga “Deliart Association”, me regjisor Petri Bozon. Ai është festivali i vetëm i këtij lloji në hapësirën shqiptare i cili që prej vitit 2002 vlerëson krijimet shqiptare dhe nga diaspora.

(Kohapress)


Fituesit e çmimeve të edicionit të 19-të të “Netët e Klipit Shqiptar”

Klipi më i mirë alternativ – Lamtumirë – Tiri Gjoci
Grafika më e mirë – Përjetë – Hana Cakuli
Klipi më i mirë rock – Invicttus – Adhurim Demiri
Dueti më i mirë – A mjaftojmë – Gent Disha ft. Ketjona Pecnikaj
Klipi më i mirë i muzikës qytetare – Mangava Tut – Evi Reçi
Klipi më i mirë i popfolk – Pse – Leonora Poloska
Imazhi më i mirë në klip – Tik Tak – Young Zerka
Interpretuesi më i mirë – Dinasty – Stine
Interpretuesja më e mirë – Ma e mira – Sheila Haxhiraj
Çmimi i medias –Love Letter – Alban Ramosaj
Fabula më e mirë –Lamtumirë – Elita 5
Çmimi i publikut – By My Side – Beatrix Ramosaj
Çmimi Deliart – Ty – Berkan Beka
Best group – Alar band
Çmimi i karrierës- Lament for Ukraine – Mentor Haziri, Dave Mccune
Debutuesi më i mirë – Bisha – Kapo
Montazhi më i mirë- A mjaftojmë – Gent Disha ft. Ketjona Pecnikaj
Çmimi special i jurisë – Ami – Luar Arani x Mixey
Kamera më e mirë- Pikturë – Gent Fatali x Fifi
Videoklipi më i mirë urban – Vetun – Blerando
Regjia më e mirë – Në të zënça – Aurela Gaçe | Regjia – Delinda Disha
Produksioni më i mirë – Hero – 2 FARM | Produksioni – 2 FARM

Të fundit

më të lexuarat