Millo Gjukanoviqi në krye të Malit të Zi

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se vota e pakicave ka qenë sërish përcaktuese për fitoren e Gjukanoviqit dhe se në qytetet ku jetojnë pakicat në Mal të Zi, si në Rozhajë, Plavë, Guci, Petnjicë dhe Ulqin, ai ka arritur fitoren më të madhe në përqindje, me rreth 65-85 për qind, ndonëse në këto komuna, dalja në zgjedhje ka qenë më e ulët në nivel të vendit

Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe njëkohësisht kryetari i kësaj partie, Millo Gjukanoviq, ka fituar në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në Mal të Zi.
Ai ka fituar 180 274 vota apo 53.9 për qind, i ndjekur nga kandidati i pjesës më të madhe të opozitës Mlladen Bojaniq, i cili ka fituar 111 711 vota apo 33.4 për qind, dhe kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq, me 27 441 vota apo 8.2 për qind. Kryetari i Malit të Zi të Drejtë, Marko Millaçiq, ka fituar 9 405 vota apo 2.81 për qind, kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbija Kallaç, 2 677 vota apo 0.8 për qind, kandidati i pavarur Vasilije Miliçkoviq 1 593 vota apo 0.48 për qind dhe kandidati i Koalicionit Serb, Dobrillo Dedeiq, 1 363 vota ose 0.41 për qind.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhje kanë dalë 340 462 votues apo 63.92 për qind, prej të cilave 334 464 kanë qenë vota të vlefshme. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “811” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat