Ministria e Punëve Publike ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e një pjese të aksit rrugor Guci-Vuthaj, me gjatësi 1.9 kilometra, në vlerë prej 1.5 milion euro, me qëllim të avancimit të lidhjes së komunikacionit dhe krijimit të kushteve të sigurta dhe cilësore për jetën e përditshme të qytetarëve.
Me projekt është paraparë rikonstruksioni i pjesës së rrugës të Ali Pashës dhe të Vuthajve, zgjerimi i sipërfaqes së saj, ndërtimi i sistemit të kanalizimit atmosferik dhe vendosja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal të komunikacionit. Me realizimin e projektit në fjalë kjo pjesë do të lidhet me pjesën e këtij aksi rrugor të realizuar në fazën e parë, me çka do të fitohet tërësia e rrumbullakuar funksionale infrastrukturore, në dobi të të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve.
Me realizimin e këtij projekti qytetarëve do t’u mundësohet lëvizja e përditshme më e sigurt dhe e thjeshtë, lidhja më e mirë me bërthamën e qytetit dhe qasja më e lehtë amvisërive, ndërsa linja rrugore e modernizuar do t’i kontribuojë edhe zhvillimit të potencialeve turistike të kësaj treve.
Në këtë kontekst, Ministria e Punëve Publike vazhdon me investime konkrete në infrastrukturë, me përparësi të qartë, e ajo është lidhshmëria më e mirë dhe jeta më cilësore e qytetarëve të tërë Malit të Zi.
Sh. Hasangjekaj
