Plavë – Të enjten, më 5 nëntor 2026, ambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Mal të Zi, Bernarda Gradishnik, qëndroi në vizitë njëditëshe pune në komunën e Plavës, e shoqëruar nga Dr. Eva Nastav, këshilltare ministrore e ngarkuar për çështje ekonomike dhe bashkëpunimin zhvillimor.
Ato i priti në zyrën e vet dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq me bashkëpunëtorët, drejtorin e Drejtorisë për Investime dhe Marrëdhënie Pronësore, Fazlija Krciq, sekretarin e Sekretariatit për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Sulejman Deshiq dhe sekretarin e Sekretariatit për Rregullimin Hapësinor, Ekologjinë dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Hamid Mehmedoviq.
Në takim është biseduar mbi mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me fokus të posaçëm në projektet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, menaxhimin e mbeturinave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës së Plavës.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka falënderuar Republikën e Sllovenisë për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë për të punuar së bashku në projektet që kontribuojnë për një Plavë më të pastër, më të rregulluar dhe më të bukur.
Sh. Hasangjekaj
