Plavë – Përfaqësuesit e komunave të Plavës dhe Gucisë dhe nxënësit e shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, kanë marrë pjesë të enjten (10 shtator 2026) në programin edukues të mbajtur në Plavë, dedikuar Bashkimit Evropian, procesit të hyrjes së Malit të Zi dhe mundësive të cilat integrimi evropian u sjellë bashkësive lokale dhe të rinjve.
Në pjesën e parë të aktivitetit, sekretarja shtetërore e Ministrisë për Çështje Evropiane, Bilana Papoviq ka biseduar me përfaqësuesit e dy vetëqeverisjeve lokale mbi procesin e anëtarësimit së Malit të Zi në BE, detyrimeve që pasojnë në periudhën e ardhshme, por edhe rolin e komunave në zbatimin e standardeve evropiane dhe shfrytëzimin e mundësive të cilat anëtarësimi i sjell.
Në fjalën e rastit, ajo ka porositur që integrimi evropian nuk është proces i cili zhvillohet vetëm në nivelin shtetëror, por numri i madh i rezultateve të tij në praktikë shihet mu në bashkësitë lokale.
“Është jashtëzakonisht me rëndësi që vetëqeverisjet lokale të jenë të mirinformuara dhe fuqizuara të shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron integrimi evropian. Ai proces duhet të shndërrohet në dobi konkrete për qytetarët, përmes shërbimit cilësor, politikës më të mirë lokale, projekteve të reja zhvillimore dhe më shumë raste për të rinjtë”, ka thënë sekretarja Papoviq.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka bërë me dije se integrimet evropiane fitojnë kuptimin e plotë atëherë kur dobitë e tyre bëhen të dukshme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin e bashkësive lokale.
“Për Plavën do të thotë më shumë mundësi për rininë, infrastrukturën cilësore, përmbajtje të reja dhe shfrytëzim të fuqishëm të fondeve evropiane për zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë lokale. Plava me potencialet e veta natyrore, multikulturë dhe me numër sa më të madh përmbajtjesh ka shansin të bëhet njëra prej destinacioneve më të njohura për të rinj, jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon”, ka thënë ai.
Menaxheri i Komunës së Gucisë, Kevin Mrkuliq, ka theksuar rëndësinë e programeve të këtilla, të cilat përfaqësuesve të vetëqeverisjeve lokale ua ofrojnë jo vetëm atë që i pret pas hyrjes në Bashkimin Evropian, por edhe mundësitë konkrete që komunat do t’i kenë në dispozicion përmes fondeve evropiane, programeve dhe projekteve zhvillimore.
“Është veçanërisht me rëndësi që në kohën e duhur t’i njohim mundësitë dhe të jemi të gatshëm që përmes projekteve cilësore dhe fuqizimit të kapaciteteve administrative të shfrytëzojmë programet e përshtatshme dhe fondet evropiane”, ka thënë ai.
Segmenti tjetër i programit u është kushtuar të rinjve. Në shkollën e mesme të përzier “Beqo Bashiq” është mbajtur kuizi me temë “BE në shkollën tënde”, të cilit i ka paraprirë ligjërata e shkurtër mbi parimet themelore, vlerat dhe funksionimin e BE-së.
Nxënësit përmes formatit interaktiv kanë pasur rast të konfirmojnë dhe zgjerojnë dijet mbi Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit evropian të Malit të Zi. Rezultatet më të mira në kuiz i kanë arritur nxënësit Viktor Vukaniq, Minella Hot dhe Belkisa Pupoviq.
Programi është realizuar në kuadër të iniciativës “Fuqizimi i komunave për veprim evropian 2026”, të cilën e zbaton Ministria për Çështje Evropiane përmes mbështetjes financiare të BE-së nëpërmjet projektit EU4ME, në bashkëpunim me komunat e Plavës dhe Gucisë.
Sh. Hasangjekaj
