Shqiptarët nuk arritën konsensus për unifikim

Tuz- Zgjedhjet lokale për ndryshimin e statutit të komunës, nga komunë urbane, në komunë në kuadër të kryeqytetit po afrojnë, ndërsa votuesit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme.
Nga nëntë lista zgjedhore të cilat tashmë janë dorëzuar dhe verifikuar nga Komisionin Zgjedhor i Kryeqytetit, do të garojnë tre subjekte politike shqiptare në tre lista të cilat veprojnë në Malësi: Lidhja Demokratike Shqiptare e cila bartës të listës zgjedhore ka Ivan Ivanaj, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (Fadil Kajoshajn) dhe Alternativa Shqiptare (Nikë Gjeloshajn).
Kohëve të fundit, duke u bazuar në rrjedhat e negociatave që politikëbërësit shqiptarë zhvilluan me njëri- tjetrin me synim për të arritur një kompromis konstruktiv për unifikim, ndryshe nga herët e kaluara u vërejt një vullnet më i madh dhe një frymë më e ngrohtë bashkëpunimi që në të ardhmen të jenë faktor dhe zë më i fuqishëm për arritje dhe realizim të objektivave të tyre në interes të përgjithshëm të komunitetit që përfaqësojnë, mirëpo për fat të keq, kjo nuk ndodhi, ndërsa shqiptarët edhe këto zgjedhje po i gjejnë të përçarë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “789” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat