Rrugëtim shpirtëror

Gani Karamanaga

Këto ditë prej 7-19 janar ishim në Meke dhe Medine ( Arabia Saudite). Me autobus mbërritëm deri në Rinas-aeroportin e Tiranës. Fluturimi i parë nga Tirana deri në Athinë zgjati diçka më tepër se një orë, kurse nga Tirana deri në Xheda 4,5 orë. Ky është qyteti bregdetar i dyti me popullatë në Arabinë Saudite ( 3,5 milionë banorë).Prej Xhedes rrugëtimi vazhdoi me autobus deri në Medine. Pas katër orë udhëtimi mbërritëm në qytetin e Pejgamerit Muhamediti a.s..
Nryshime klimatike : prej dimrit të cilin e kemi lënë në Ulqin mbërritëm në verë.

Rrëfimi 1
Xhamia e Pejgamerit Muhamedit a.s.

Muhamedi a.s. ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare. Sipas disa burimeve, pas tri ditësh është varrosur në atë dhomë ku edhe vdiq.
Në atë vend u ndërtua Xhamia. Më vonë aty do të varrosen edhe shokët e tij, dy halifat e fundit: hazreti Ebu-Bekiri dhe hazreti Omeri.
Xhamia do të vazhdojë të zgjerohet, zmadhohet. Ndërtimi i fundit ishte në fund të shekullit XX.
Në këtë xhami mund të falen-kryejnë namazin 700.000 mijë besimtarë. Kurse në oborrin e saj edhe 300.000.
Vizita e pjesës së Xhamisë së Vjetër (ku gjenden tre varret, i Muhamedit a.s., Ebu Bekirit dhe Omerit )mund të realizohet sipas kërkesës dhe protokollit të veçantë. Ne këtë vizitë e kemi bërë.

Rrëfimi 2
Kuba-xhamia e parë

Kur mbërriti në Medine, në hyrje të qytetit , Muhamedi a.s. filloi ndërtimin e xhamisë së parë të besimit Islam. Sot në këtë vend është xhamia e madhe, të cilën e vizitojnë pa dallim të gjithë besimtarët.

Lufta në Uhud Në afërsi të Medines është mali Uhud. Aty u zhvillua lufta kundër musherikëve-jobesimtarëve. Fillimisht, luftëtarët e Muhamedit a.s. kishin sukses. Por, duke mos e respektuar urdhrin, shigjetarët lëshuan pozitat për të mbledhur përfitimet nga lufta. Mushrikërit-armiqtë e tyre e shfrytëzuan këtë rast dhe duke i rrethuar i vranë 70 besimtarë, luftëtarët e Muhamedit a.s.. Aty u vra edhe axha i tij Hamza.
Varrezat e tyre janë të ndërtuara, rrethuara si kompleks i veçantë.
Lufta në Uhud tregon për mosrespektimin e urdhrit të prijësit pejgamberit Muhamedit a.s..

Rrëfimi 3
Vizita e fermës të deveve

Deveja edhe hurma janë dy simbole të Arabisë Saudite. Organizatorët na mundësuan vizitën e një ferme të deveve. Deveja është kafshë shtëpiake karakteristike për Arabinë Saudite dhe vende të ngjashme të kësaj pjese të botës. Deveja kur pi ujë dhe merr ushqimin, mund të durojë deri 15 ditë pa ujë edhe ushqim. Mund të hajë edhe ferra se lëngjet e saj e tresin-shkrijnë egërsirën dhe në stomak mbërrijnë të përgatitura për ushqim. Qumështi i devesë është i shijshëm , i koncentruar. E kemi pirë. Nuk vlohet-zihet se deveja këtë gjë e bën vetë. Deveja është besnike, shfrytëzohet për transportin e njerëzve dhe mallrave. Rojtarët e tyre na mundësuan disa prej nesh që të hipim në deve dhe t’i bëjmë disa hapa mbi të.
Në Medine vizituam edhe një plantazh të hurmave. Regjioni i Medinës është më i njohuri për prodhimin e hurmave.

Rrëfimi 4
Meka

Pas katër ditëve mbërritëm në Meke. Kjo është vendlindja e Muhamedit a.s..
Qabe
Ndërtimi i saj fillon në kohëra shumë të vjetra. Rindërtimin me pamje të sotme e fillon Ibrahimi me djalin e tij Ismailin. Prej qiellit bie një gur i cili merr ngjyrën e zezë e ai do të vendoset në fillim të Qabes. Pak më larg është një hark ku ka qenë dhoma e Ismailit dhe nënës së tij Haxheres. Aty janë edhe gjurmët e këbëve të Ibrahimit.
Irhami dhe Umra
Për t’u përgatitur për Umra bëhet pastrimi-larja. Meshkujt vishen me irham. Mandej shkohet në një prej xhamive të cilat quhen Mikado për të falur dy rekate namaz, duke bërë nijetin-vendosjen për Umra.
Për Umrën e parë nijeti është bërë në Xhaminë Dhulhulejde në rrugën e cila shkon prej Medinës për Meke.
Për Umrën e dytë nijeti është bërë në Xhaminë e Ajshes në Meke.
Pastaj shkohet dhe hyhet në hapësirën ku është Qabja.
Tavahu
Nënkupton sjelljen shtatë herë rreth Qabes. Mandej falen dy rekate namaz.
Safa edhe Merva
Uji Zem-Zem
Janë dy kodra të ulëta në afërsi të Qabes. Haxherja, bashkëshortja e Ibrahimit ka vrapuar shtatë herë ndërmjet këtyre dy kodrave për të kërkuar ujë për djalin Ismailin. Në fund, e lodhur ka rënë në tokë. Atëherë, meleku ulet në afërsi të saj dhe duke gropuar fillon të burojë uji Zem-Zem.
Pjesa e dytë e Umrës është ecje me shpejtësi në disa vende shtatë verë ndërmjet kodrave Safa-Merve ( si nëna Haxhere dikur).
Pas këtij rituali në dalje, burrat shkojnë te berberët-fizerët dhe qethen (sipas dëshirës), me këtë Umra përfundon.

Gjatë qëndrimit në Meke vizituam edhe këto vende:
Arefatin dhe Kodrën e Mëshirës
Arefati me dy kodra përfshin sipërfaqen të diametrit 10 km.
Në Arefat haxhilerët qëndrojnë një ditë duke kryer haxhillëkun. Vendosen nëpër çadra.

Rrëfimi 5
Kodra e Mëshirës

Në këtë vend u takuan pas daljes prej Xhenetit Ademi edhe Hava.

Hytbja e Lamtumirës
Muhamedi a.s. u nis për të kryer Haxhin prej Medines për Meke. Ishte me 10.000 mijë besimtarë. Në hyrje të Medinës u ndalua. Atëherë u bashkëngjitën edhe 150.000 besimtarë nga Meka. Në atë vend ai mbajti Hytbem e Lamtumirës:
Muhamedi a.s. u foli besimtarëve për parimet e besimit Islam.

  • Rregullat e faljes së namazit,
  • Të drejtat e gruas ishin në vend të posaçëm.
  • Hytbja e Lamtumirës është njëkohësisht edhe kushtetuta e Shtetit Islam, të cilin e formoi Muhamedi a.s. duke shpallur besimin Islam.

Gjuajtja e shejtanit
Sot kjo gjë në ditët e sotme bëhet në halla të përgatitura për këtë ritual.
Shpella Hira
Duke ecur me autobus e kemi pasur të mundshme pamjen në malin ku gjendet Shpella Hira. Në moshën 40 vjeçare Muhamedi a.s. mbeti i vetmuar në këtë shpellë ku edhe filloi shpallja e Kuranit .

Disa karakteristika
Dallimi ndrëmjet Haxhit dhe Umrës:
Në Haxh shkohet dhe qëndrohet një ditë në Arefat, “gjuhet” shejtani.
Haxhi bëhet vetëm në kohën e Kurban Bajramit.
Meka edhe Medina janë qytete të rregulluara, të ndërtuara. Në çdo hap shohim pastërti. Këtu është pranverë edhe verë gjithmonë.
Vërehet që duhani nuk përdoret askund, as në lokale, as jashtë.
Në vendet e shenjta – Xhaminë e Pejgamberit dhe në Rethinën e Qabes është popull i madh. Por, askush nuk zemërohet.
Këtu, mund të thuhet se është një botë tjetër.
Hotelet janë të mira, me recepsione të mëdha. Dhomat standarde.

Në fund
Grupi ynë ka qenë i përbërë nga Ulqini, Tivari dhe Tuzi. Udhëheqësit e grupit Suad eff. Ukoshata dhe Mujdin eff. Milaimi ishin shumë korrektë, me durim të madh dhe kujdes për të gjithë ne.
I takojnë falenderimet tona.

Të fundit

më të lexuarat