Medalja e radhës nga premier liga botërore, niveli G/E

Medalja e radhës nga premier liga botërore, niveli G/E Gjatë vikendit me datë 30-31.03.2024 në Shkup, Maqedonia e Veriut është duke u mbajtur premier liga në sportin olimpik të Taekwondo-së niveli G/E, që ka të bëjë me grumbullimin e pikëve të cilat shërbejnë për rang listën evropiane e botërore.
Ky aktivitet i rëndësishëm i Taekwondo-së grumbulloi afër 1000 sportistë nga 38 vendet e botës. Në këtë aktivitet të premier ligës botërore u paraqit edhe klubi i Taekwondo-së Ulqini me 3 sportistë: Sara Kraja, Enes Dushku dhe Rijad Dervishi. Të lajmëruar ishin edhe dy sportistët Arta Ismailaga dhe Amela Nuti, mirëpo për shkak të gripit nuk patën mundësi që të paraqiten në këtë aktivitet të rëndësishëm.
I suksesshëm ishte sportisti Enes Dushku, i cili me tri fitore arriti deri në finale, ku edhe u ndalua me vetëm një pikë dallim nga përfaqësuesi i Greqisë i cili fitoi medaljen e argjendit dhe pikë të vlefshme për rang listën evropiane e botërore.
Garuesi Rijad Dervishi pati paraqitje të mirë, i cili fitoi ndeshjen e parë kurse të dytën u ndalua nga përfaqësuesi i Francës.
Njëra ndër garueset më të suksesshme Sara Kraja u ndalua në ndeshjen e parë, edhe pse e lënduar ajo tregoi karakterin e një sportisteje e cila kërkon të garojë edhe përkundër shqetësimit nga lëndimi muskulor. Shpresojmë që ky lëndim mos të zgjasë shumë.
Vazhdojmë me aktivitetet e radhës.

Fikret Dushku

Të fundit

më të lexuarat