Mali i Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq i ka kritikuar veprimet e Rusisë, që sipas tij “minon të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare duke cenuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane”

Ministria e Jashtme e Malit të Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Ministria e Jashtme e Malit të Zi, bëri të ditur të premten se “për shkak të një lufte që po zhvillohet në Evropë duhet të veprohet me përgjegjësi maksimale dhe në interes të vendit”.
Ministri i jashtëm malazez, Gjorgje Raduloviq, tha se “Mali i Zi si anëtar i NATO-s do të mbështetë të gjitha prioritetet e politikës së jashtme”.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, bëri të ditur të premten se “për shkak të një lufte që po zhvillohet në Evropë duhet të veprohet me përgjegjësi maksimale dhe në interes të vendit”.
Ministri i jashtëm malazez, Gjorgje Raduloviq tha se “Mali i Zi si anëtar i NATO-s do të mbështetë të gjitha prioritetet e politikës së jashtme”.
“Pas Luftës së Ftohtë, megjithëse mund të ketë neutralitet ushtarak, neutralitet politik nuk mund të ketë. Ka vende në kontinentin evropian që janë ushtarakisht neutralë – si Austria, Finlanda, Irlanda, Suedia dhe të tjera – por ato nuk janë aspak neutrale me rastin e luftës në Ukrainë”, tha për mediat malazeze zoti Raduloviq


“Pas Luftës së Ftohtë, megjithëse mund të ketë neutralitet ushtarak, neutralitet politik nuk mund të ketë. Ka vende në kontinentin evropian që janë ushtarakisht neutralë – si Austria, Finlanda, Irlanda, Suedia dhe të tjera – por ato nuk janë aspak neutrale me rastin e luftës në Ukrainë”, tha për mediat malazeze zoti Raduloviq.
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq i ka kritikuar veprimet e Rusisë, që sipas tij “minon të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare, duke cenuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane”.
Lufta në Ukrainë i ka ndarë në më dysh aktorët politikë në Malin e Zi.
Kryetari i partisë pro-ruse, Fronti Demokratik, Andrija Mandiq kritikoi reagimin e vendeve të perëndimit dhe të zyrtarëve të lartë malazezë.

Edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka një ndikim të fuqishëm në Mal të Zi, kritikoi qëndrimin e zyrtarëve malazezë për luftën në Ukrainë.
“Është e qartë se edhe qeveria edhe opozita në Mal të Zi janë marioneta të Perëndimit dhe se ata po zbatojnë programin ideologjik të partisë së Gjukanoviqit, në raport me Rusinë”, thuhet në reagimin e KOS-it


“Sot jemi dëshmitarë të dënimeve të fuqishme të shteteve Perëndimore për atë që po ndodhë në Ukrainë, dhe këtu jo shumë kohë më parë, kur ndodhi një sulm në Republikën Federale të Jugosllavisë, nuk iu kushtua vëmendja nëse respektohej ligji ndërkombëtar duke njohur shtetin e rremë të Kosovës”, tha zoti Mandiq.
Edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka një ndikim të fuqishëm në Mal të Zi, kritikoi qëndrimin e zyrtarëve malazezë për luftën në Ukrainë.
“Është e qartë se edhe qeveria edhe opozita në Mal të Zi janë marioneta të Perëndimit dhe se ata po zbatojnë programin ideologjik të partisë së Gjukanoviqit, në raport me Rusinë”, thuhet në reagimin e KOS-it.
Mali i Zi ishte nën shënjestrën politike të Serbisë dhe Rusisë, të cilët bënë përpjekje për një grusht shteti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.
Gjykimi për grusht shtetin në Mal të Zi u cilësua si “gjykim i shekullit” për shkak të përfshirjes së agjencisë ruse të sigurimit shtetërorë në komplotin e dyshuar.
Mali i Zi , ndërkaq e sfidoi aleatin historik -Moskën me 2017 duke u anëtarësuar në NATO.


Mali i Zi, protesta në mbështetje të Ukrainës

Qytetarët malazezë dhe ukrainas protestuan në pasditen e së dielës, në sheshin qendror të Podgoricës, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për pavarësinë dhe lirinë e Ukrainës. Protestuesit dënuan pushtimin rus me pankartat që shkruanin “Lavdi Ukrainës”, “Stop luftës së Putinit” etj.
E ngarkuara me punë në ambasadën e Ukrainës në Mal të Zi, Natalija Fialka duke shprehur mirënjohje për miqtë malazezë dhe ukrainas që po dënojnë sulmin rus tha se Ukraina është e vendosur për ta fituar këtë luftë.
“Ukraina po lufton kundër agresionit të madh rus. Jemi të vendosur për të fituar dhe po e shihni që nuk po dorëzohemi. E gjithë bota është me ne dhe numri i ukrainasve që erdhën këtu për të na mbështetur së bashku me vëllezërit malazezë është dëshmi se ne kemi një mbështetje të madhe në këtë vend dhe në mbarë botën. Ata shpresuan se do të dorëzoheshim pas 24 orësh, por ne nuk po dorëzohemi. Tani ka filluar lufta e vërtetë shtetërore, sepse çdo qytetar i Ukrainës po lufton për atdheun e tij, dikush me armë e të tjerët me të gjitha mënyrat e mundshme,” tha zonja Fialka.
Protestuesit parakaluan nëpër rrugët e Podgoricës me flamujt e Ukrainës dhe të Malit të Zi.
Në këtë protestë në mes të tjerëve mori pjesë shumë intelektualë si dhe producenti dhe profesori i njohur malazez, Janko Lumoviq, i cili vuri në dukje se po merrte pjesë në këtë tubim sepse ishte e rëndësishme që Mali i Zi të mbështes Ukrainën, që është nën agresionin e paimagjinueshëm në shekullin e 21-të.

a.s. (VOA)

Të fundit

më të lexuarat