“Plakat e Prillit”, një fenomen natyror që përsëritet çdo vit në pranverë

Gjekë Gjonaj

Një prej gojëdhënave më të njohura dhe më të besuara jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek popujt e tjerë Ballkan është shprehja e besimeve popullore “ Plakat e Prillit apo të Marsit” , të quajtura në varësi të vendit. Kjo legjendë vjen nga lashtësia e kohës , të cilën disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit. Sipas gojëdhënave shqiptare një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”. Dhe vazhdoi të tirrte lesh me furkën në dorë.
Si duket marsi e dëgjoi dhe iu lut shkurtit:

“Ore shkurt, o im vëlla,
A më jep një ditë hua,
ta ngrij plakën me gjithçka”!?…

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb. Mali i Tomorrit , në Maqedoni të Veriut) është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një njeriu-plakë, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”, dhe disa gurë të shpërndarë që janë dhëntë dhe qeni. Por të tillë gurë ka pothuaj në të gjitha malet.

“Kjo legjendë dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj prilli, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Kjo ndodhi edhe sivjet , kur javën e kaluar i gjithë vendi ynë, por edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e shtetet e tjera të Ballkanit, madje edhe në Gadishullin Arabik , në Dubai , qytet i njohur në pjesën jugore të Gjirit Persik, u përfshinë nga një mot me të reshura shiu e dëbore”


Kjo legjendë dy mijëvjeçare kujtohet çdo muaj prilli, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Kjo ndodhi edhe sivjet , kur javën e kaluar i gjithë vendi ynë, por edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e shtetet e tjera të Ballkanit, madje edhe në Gadishullin Arabik , në Dubai, qytet i njohur në pjesën jugore të Gjirit Persik, u përfshinë nga një mot me të reshura shiu e dëbore. Ky realitet i sivjetmë, që ndodhi pas një moti me diell në muajin mars dhe gjysmën e muajit prill, kur qytetarët e vendeve bregdetare shijuan plazhin si në verë, solli ndryshime të mëdha atmosferike, ulje temperaturash prej afro 2o gradë celsius, dëborë edhe në Rumi, në bjeshkët e Koritës, Koshticës e zona tjera të larta në Mal të Zi, na shtie të mendojmë, e jo të ndryshojmë mendje, për vërtetësinë e ekzistimit të Plakave të Prillit”. Skeptikët dhe të tjerët edhe këtë vit, kur “ Plakat e Prillit” trazuan motin në pranverë, u detyruan që në javën e tretë të muajit prill të marrin çadra me vete dhe të vishen si në dimër.

“Dikur nuk pasur stacione meteorologjike dhe metorolo0gë për të parashikuar motin. Ishin bujqit dhe barinjtë që nga përvoja e gjatë, drejtimi i erërave, ulja dhe ngritja e temperaturave, çuditërisht parashikonin saktë motin”

Si lindi legjenda e “Plakave të Prillit”?
Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme. Në ditët e sotme qarkullojnë edhe dy versione të tjera të legjendës:

Versioni i parë
“Plakat e Prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë. Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen. Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.
Versioni i dytë
Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin:
“Mullizeza zogjtë i çeli,
na marsh të keqen mars kaçeli”…
Këtë ( mullizezën) muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.
Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut. Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili sjellë reshje shiu, thuajse në të gjithë vendin dhe pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

Përtej legjendës, si është e vërteta?
Dikur nuk pasur stacione meteorologjike dhe metorolo0gë për të parashikuar motin. Ishin bujqit dhe barinjtë që nga përvoja e gjatë, drejtimi i erërave, ulja dhe ngritja e temperaturave, çuditërisht parashikonin saktë motin.
Si duket, në fund të marsit dhe fillim të prillit, ndodh një fenomen natyror recidiv, ku për disa ditë moti ndryshon menjëherë. Si duket, këtë fenomen që përsëritet çdo vit, të parët tanë e kthyen në legjendë, duke e quajtur “Plakat e Prillit”.

Të fundit

më të lexuarat