Po punohet nëhartimin e Ligjit të ri për vetëqeverisjen lokale

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj ka thënë se me Ligjin e ri mbi vetëqeverisjen lokale mendohet në drejtim dhe në futjen e decentralizimit të kompetencave për fushat kyçe të cilat janë të rëndësishme për punë dhe realizim të funksionit të vetëqeverisjes lokale, siç është arsimimi, shëndetësia, planifikimi hapësinor dhe të tjera

Analiza e funksionimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale e realizuar kohë më parë nga Administrata Publike, ka treguar se Mali i Zi është shtet i centralizuar, jo vetëm në krahasim me rajonin por edhe më gjerë, ka thënë ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, në hapjen e tryezës së rrumbullakët “Decentralizimi në Mal të Zi- ku jemi, dhe ku duhet të jemi?”, organizuar nga Bashkësia e Komunave të Malit të Zi.
“I gëzohem çdo mundësie të tillë që të shkëmbehen njohuritë dhe idetë të cilat do të sjellin kualitet të ri në të menduarit mbi aktivitetet për reformë të mëtejshme të sistemit të vetëqeverisjes lokale. Kjo reformë duhet të jetë e bazuar në decentralizim të avancuar” ka thënë Dukaj, i cili i është referuar analizës së përgatitur dhe realizuar nga dikasteri që mbulon, me anë të së cilës, siç ka thënë, i kanë njohur sfidat të bazuara në dëshmi dhe fakte.
Ndërkohë, ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj ka thënë se Këshilli i Evropës në raportin e tij mbi zbatimin e Kartës Evropiane për vetëqeverisjen lokale në Mal të Zi, ka pasur të njëjtat vlerësime dhe sugjerime të cilat përfshihen në vetë analizën e kryer nga Administrata Publike.
“Prandaj kemi imputime të qarta dhe të konfirmuara se në cilin drejtim duhet të vazhdojmë me reformat e sistemit të vetëqeverisjes lokale. Do të theksoja se në këtë drejtim, edhe vetëqeverisjet lokale do të mund të arrinin hapa të rëndësishme, duke ditur se Unioni Evropian, edhe në nivel lokal, ofron ndihmë përmes fondeve evropiane” është shprehur ndër të tjera Dukaj.
Ai më tutje ka thënë se analiza në fjalë ka treguar se niveli i bashkëpunimit të pushtetit lokal dhe qendror është i domosdoshëm që të avancohet, dhe se vetëqeverisjet lokale janë në nivele të ndryshme zhvillimi.
“Rekomandimet e analizës, ndër të tjera, kanë të bëjnë edhe me avancimin e kornizës normative të funksionimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale, çfarë është i një rëndësia kyçe. Për këtë, momentalisht po punojmë me shpejtësi në hartimin e Ligjit të ri për vetëqeverisjen lokale, ne të cilin një numër i madh i sfidave do të trajtohen në mënyrë të re, në përputhje me rezultatin e analizës dhe në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë Dukaj.
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj ka thënë se me Ligjin e ri mbi vetëqeverisjen lokale mendohet në drejtim dhe në futjen e decentralizimit të kompetencave për fushat kyçe të cilat janë të rëndësishme për punë dhe realizim të funksionit të vetëqeverisjes lokale, siç është arsimimi, shëndetësia, planifikimi hapësinor dhe të tjera.
“Ky është proces në të cilin, të gjithë kemi vendin vet dhe përgjegjësinë e vet. Kemi edhe mbështetje të fuqishme të partnerëve ndërkombëtar, të cilët në këtë moment, me angazhimin tonë, duhet t’i ruajmë dhe arsyetojmë. Qëllimi ynë i përbashkët është që, me angazhim të plotë, të përgatisim të gjitha vetëqeverisjet lokale në Mal të Zi, që në mënyrë të suksesshme të marrin zbatimin e plotë të Ligjit të BE-së kur Mali i Zi të bëhet pjesë e Bashkësisë Evropiane, është shprehur ministri Dukaj.
Në këtë tryezë të rrumbullakët e cila është mbajtur në Tivat, në pjesën hyrëse të saj kanë folur edhe kryetarja e Kuvendit të Kryeqytetit Podgoricë, dr. Jelena Boroviniq-Bojoviq dhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tivatit, Miljan Markoviq.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat