Sfidat e aspiratave euro-atlantike të Malit të Zi

Mali i Zi hyri në vitin 2022 me paqëndrueshmëri politike dhe me ndarje në baza etnike, gjë që e bën tejet të vështirë rrugëtimin e tij drejt aspiratave euro-atlantike. Sfidat priten të jenë edhe më të fuqishme përballë kërcënimeve ruse dhe serbe ndaj demokracisë multietnike në Mal të Zi, që sipas analistëve, kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës së perspektivës evropiane

Ali Salaj

Mali i Zi hyri në vitin 2022 me një paqëndrueshmëri politike, e cila pritet të thellohet edhe më shumë.
Fërkimet politike nisën që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ku pas tri dekadash formohet një qeveri pa partinë e presidentit aktual Millo Gjukanoviq.
Qeveria e re malazeze u mbështet nga partitë qytetare, por edhe nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Malit të Zi dhe kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në NATO.

Lëvizja Qytetare URA me zv/kryeministrin Dritan Abazoviq arriti t’i mbledhë partitë e pakicave dhe disa parti të tjera që janë pjesë e qeverisë, të cilat në mesin e dhjetorit nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit me ” synimin për të zbutur polarizimin politik në vend”.
Ndërkohë ky memorandum shihet nga analistët “si përgatitje për një qeveri të pakicave”


Tensionet mes grupimeve politike në Mal të Zi kanë rezultuar vazhdimisht në konflikte, protesta dhe sulme të ndryshme, kurse kulmi i tensioneve ishte shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Manastirin e Cetinës më 5 shtator të vitit të kaluar.
Shugurimi shënoi protesta dhe incidente, duke i thelluar edhe më shumë përçarjet në shoqërinë malazeze. Kjo shënoi plasaritjet e para në qeverinë e re, ku anëtarët e koalicionit qeverisës, nisën ta kundërshtonin qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Shugurimi shënoi protesta dhe incidente, duke i thelluar edhe më shumë përçarjet në shoqërinë malazeze. Kjo shënoi plasaritjet e para në qeverinë e re, ku anëtarët e koalicionit qeverisës, nisën ta kundërshtonin qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
Këto mosmarrëveshje e motivuan opozitën malazeze për të kërkuar mocionin e mosbesimit, por nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej për ta rrëzuar qeverinë


Këto mosmarrëveshje e motivuan opozitën malazeze për të kërkuar mocionin e mosbesimit, por nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej për ta rrëzuar qeverinë.
Në anën tjetër, Lëvizja Qytetare URA me zv/kryeministrin Dritan Abazoviq, arriti t’i mbledhë partitë e pakicave dhe disa parti të tjera që janë pjesë e qeverisë, të cilat në mesin e dhjetorit nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit me ”synimin për të zbutur polarizimin politik në vend”.
Ndërkohë ky memorandum shihet nga analistët “si përgatitje për një qeveri të pakicave”.

Në kulmin e fërkimeve politike, në fillim të nëntorit, Malin e Zi e vizitoi zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Eskobar, i cili inkurajoi reformat në sistemin prokurorial, ligjet zgjedhore dhe integrimin rajonal të Malit të Zi.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran dhe gjithëpërfshirës”, tha zoti Escobar


Në kulmin e fërkimeve politike, në fillim të nëntorit, Malin e Zi e vizitoi zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Eskobar, i cili inkurajoi reformat në sistemin prokurorial, ligjet zgjedhore dhe integrimin rajonal të Malit të Zi.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran dhe gjithëpërfshirës”, tha zoti Eskobar.
Edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kërkuan që “në Mal të Zi të zhvillohet një dialog i gjerë politik ndërpartiak, që synon kapërcimin e ndarjeve. Kjo do të ishte kyçe në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimit drejt orientimit perëndimor”, thanë ata.
Ky vit, sipas analistëve “do të jetë me shumë sfida përkizati me aspiratat euro-atlantike dhe qytetarëve të tij”. Këto sfida, shtojnë ata, pritet të jenë edhe më të fuqishme përballë kërcënimeve ruse dhe serbe ndaj demokracisë multietnike në Mal të Zi, që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës së perspektivës evropiane. (VOA)

Ky vit, sipas analistëve “do të jetë me shumë sfida përkizati me aspiratat euro-atlantike dhe qytetarëve të tij”. Këto sfida, shtojnë ata, pritet të jenë edhe më të fuqishme përballë kërcënimeve ruse dhe serbe ndaj demokracisë multietnike në Mal të Zi, që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës së perspektivës evropiane

Të fundit

më të lexuarat