Qëndrimi në kategorinë e parë

“Ekipi i parë, Komunën e Tuzit e përfaqëson në kategorinë e parë të kampionatit malazez. Ekipi është i përbërë nga djem të cilët kanë eksperiencë në kampionat dhe nga të rinj tjerë. Deri më tani ndodhet në vendin e tetë, nga trembëdhjetë ekipe të kampionatit “ u shpreh trajneri, Simon Ivezaj

Tuz – Klubi i Basketbollit “Deçiq” nga Tuzi, pas riorganizimit të tij në fund të vitit të kaluar, me emërimin e bordit drejtues me kryetar të ri, menaxher, sekretar, trajner të ekipit të parë, dhe ndihmëtrajner, ndërmori hapa në organizimin e mirëfilltë të këtij klubi sportiv, si për moshat e reja, ashtu edhe për ekipin e parë.
Në një prononcim për gazetën “Koha Javore” trajneri i ri i klubit, Simon Ivezaj, shprehet se njëra ndër gjerat pozitive është se, fëmijët janë liruar nga pagesa mujore për anëtarësim në klub.
“Dhe tani financohet nga vetë themeluesi- Komuna e Tuzit. Detyrimet e prapambetura nga viti i kaluar janë duke u shlyer. Ajo çfarë është pozitive për klubin, është rikthimi i sponsorit gjeneral që është ndërmarrja “Castellaca CO” nga Tuzi. Me këtë rast i ftojmë edhe ndërmarrjet e tjera qe t’i bashkëngjiten klubit tonë” u shpreh Ivezaj.
Tranjeri i këtij klubi sportiv tregon mbi sukseset dhe rezultatet e deritanishme të klubit si dhe për ambiciet në vazhdim.
“Ekipi i parë, Komunën e Tuzit e përfaqëson në kategorinë e parë të kampionatit malazez. Ekipi është i përbërë nga djem të cilët kanë eksperiencë në kampionat dhe nga të rinj tjetrë. Deri më tani ndodhet në vendin e tetë nga trembëdhjetë ekipe të kampionatit”, u shpreh trajneri, Simon Ivezaj.
Ai më tej shtoi se ambiciet për këtë sezon janë qëndrimi në kategorinë e parë, organizimi i mirë i klubit dhe përgatitja e mirëfilltë për sezonin 2024/25.
Ndërkaq, duke folur për vendin ku klubi i zhvillon stërvitjet rutinë, Ivezaj thotë se ato mbahen në Komunën e Zetës, për shkak se siç u shpreh ai, në Tuz palestrat e shkollave nuk i plotësojnë standardet e duhura për të marrë pjesë në gara.
“Klubi i Basketbollit ‘Deçiq’ me padurim pret fillimin e ndërtimit të qendrës sportive në Komunën e Tuzit, ku do të kemi sallën për lojërat me dorë (basketboll)”, përfundon Ivezaj.
Klubi i Basketbollit “Deçiq” aktualisht drejtohet nga kryetari, Fisnik Gjokaj, menaxheri, Niki Gjokaj, sekretari, Mark Dukaj, trajneri i ekipit të parë, Simon Ivezaj dhe ndihmëstrajneri, Vllado Llukaçeviq.
Kujtojmë se Klubi i Basketbollit “Deçiq” është themeluar në vitin 2018 në Tuz, ndërsa nga viti 2021 ai u transferua në pronësi dhe menaxhim të Komunës së Tuzit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat