Hapet rruga e negociatave për qeveri të re

Votimi i mocionit, i iniciuar nga Lëvizja Qytetare “URA” e Dritan Abazoviq, i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re. “Ky veprim u tregoi qytetarëve të Malit të Zi se ndryshimet janë të mundshme dhe në të mirë të vendit”, tha Abazoviq. Zoti Abazoviq, vuri në dukje se “qeveria e re duhet të zgjidhet sa ma shpejt dhe se tashmë kanë nisur bisedimet me shumicën parlamentare”

Parlamenti i Malit të Zi, me mbështetjen e 43 deputetëve votoi rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.
Votimi i mocionit, i iniciuar nga Lëvizja Qytetare “URA” e Dritan Abazoviq, i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re.
“Ky veprim u tregoi qytetarëve të Malit të Zi se ndryshimet janë të mundshme dhe në të mirë të vendit”, tha Abazoviq.

Rrëzimin e qeverisë e mbështetën të gjitha partitë opozitare, në mesin e të cilës edhe deputeti Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike, i cili në një prononcim për “Zërin e Amerikës” vlerësoi se janë krijuar kushte të reja për integrimet evropiane të Malit të Zi.
“Mendojmë të ecim me hapa përpara drejt integrimit evropian duke marrë parasysh se këtë vit kemi humbur me një qeverisje të gabuar. Kemi marrë raportin më të keqe prej që kemi filluar bisedimet me BE-në, kështu që duhet të bëjmë shumë përpjekje në këtë drejtim”, tha zoti Gjeka

Zoti Abazoviq vuri në dukje se “qeveria e re duhet të zgjedhet sa më parë dhe se tashmë kanë nisur bisedimet me shumicën parlamentare”.
Rrëzimin e qeverisë e mbështetën të gjitha partitë opozitare, në mesin e të cilëve edhe deputeti Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike, i cili në një prononcim për “Zërin e Amerikës” vlerësoi se janë krijuar kushte të reja për integrimet evropiane të Malit të Zi.
“Mendojmë të ecim me hapa përpara drejt integrimit evropian duke marrë parasysh se këtë vit kemi humbur me një qeverisje të gabuar. Kemi marrë raportin më të keqe prej qëkur kemi filluar bisedimet me BE-në, kështu që duhet të bëjmë shumë përpjekje në këtë drejtim”, tha zoti Gjeka.

Analistët politikë në Mal të Zi, ndërkaq vlerësojnë se “u rrëzua një qeveri konservative dhe proserbe, e cila shkaktoi një ndasi të thellë në shoqërinë malazeze.” Analistët shprehin besimin se “qeveria e ardhshme mund ti sanojë problemet identitare në Mal të Zi.”

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, partia e të cilit votoi kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, e cilësoi si absurde situatën e re të krijuar në Mal të Zi.
“Absurd historik është që një parti që ka më së paku deputetë dhe e cila ishte në pushtet ta rrëzoj qeverinë”, tha zoti Beçiq.
Ai shfaqi dyshimin se “në këtë skenar është e përfshirë Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit Gjukanoviq, e cila më se tri dekada ishte në pushtetin e Malit të Zi.”

Mocionet e mosbesimit dhe kërkesat për shkarkimin e përfaqësueseve të ekzekutivit janë rezultat i krizës disamujore qeveritare, si mes parlamentit dhe qeverisë, ashtu edhe brenda vetë qeverisë.
Parlamenti të enjten e kaluar, më 3 shkurt, refuzoi të vendosë në rend dite votimin për shkarkimin e Zv/kryeministrit Dritan Abazoviq, të cilin e kishte kërkuar kryeministri Krivokapiq.

a.s.

Të fundit

më të lexuarat