“Kakanj open 2024”

Gjatë vikendit me datë 24-25.02.2024 ekipi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit në dy aktivitete sportive në Bosnje dhe Shqipëri.
Në Sarajevë u mbajt turneu ndërkombëtar, “Kakanj open 2024” aktivitet ky që mblodhi 540 sportistë, 46 ekipe nga 7 vendet e rajonit. Ekipi i Ulqinit u paraqit me 12 sportistë.
Të suksesshëm ishin garuesit:
Amra Dushku
Adnan Mekiq
Enes Dushku
Arta Ismailaga
Merisa Malokraja
Amell Nuti
Amella Nuti
Sara Kraja
Rijad Dervishi

Sportistja Amra Dushku u shpall garuesja e turneut në disiplinën e formave.
Klubi Ulqini në renditjen e përgjithshme u rendit i 3-ti.

Ndërsa në Tiranë u mbajt turneu ndërkombëtar, “Cadet & Children Select 2024”, aktivitet ky i cili mblodhi afër 500 sportistë, 34 ekipe nga 6 vende.
Ekipi i Ulqinit u paraqit me 10 sportistë.
Me medalje u kurorëzuan garuesit:
Denis Cobovic
Rea Nelaj
Gani Resulbegu
Rizuana Maniq
Nejra Dervishi
Ajan Brashnjani
Eren Karaminxhoja
Xhenan Tivari
Denis Cobovic u shpall garuesi i turneut në kategorinë “Children” me 4 ndeshje të fituara.
Falënderojmë prindërit për përkrahje maksimale.

Të fundit

më të lexuarat