Dy medalje nga Premier Liga e Evropës

Sportistët e klubit të Taekwondo-së Ulqini sjellin dy medalje nga premier liga e Evropës.
Gjatë vikendit me datë 16-17.03.2024 në Sofia të Bullgarisë u mbajt premier liga në sportin olimpik të Taekwondo-së niveli E2, i cili ka të bëjë me grumbullimin e pikëve e që shërbejnë për rang listën evropiane e botërore. Ky aktivitet i rëndësishëm i Taekwondo-së grumbulloi 1319 sportistë nga 25 vende. Në këtë aktivitet të premier ligës evropiane u paraqit edhe Klubi i Taekwondo-së Ulqini me 4 sportistë.
Të suksesshëm ishin sportistët Sara Kraja dhe Enes Dushku. Sara me dy fitore arriti deri në gjysmëfinale, e cila nuk mundi të vazhdojë tutje për shkak të lëndimit dhe ajo u shpërblye me medaljen e bronzit. Po ashtu Enes Dushku me dy fitore, i cili u ndal në gjysmëfinale u shpërblye me medalje bronzi. Ajo çka është edhe më e rëndësishme Sara dhe Enesi kanë arritur të fitojnë pikë të vlefshme, pikë që do t’i shërbejnë për ngritje në ranglistën evropiane.
Pjesëmarrës nga Taekwondo Ulqini ishin edhe dy sportistët tjerë Arta Ismailaga dhe Rijad Dervishi, të cilët u ndalën në ndeshjen e parë. Premier liga e radhës është për dy javë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Sportistëve ju urojmë suksese!

Të fundit

më të lexuarat