Ëndrra e kapedanit

Gani Karamanaga

Detari i vjetër atë natë nuk bëri gjumë të mirë. E ndiente veten të lodhur, por doli nga kalaja dhe mbërriti deri në pazar. Mbasi bleu disa gjëra hyri në kafenenë e pensionistëve dhe porositi kafen. Ngadalë u çua në këmbë dhe filloi të ulet rrugës që çon për ranë dhe kala.
Por, ishte i lodhur shumë. Mendoi:
“Po ndaloj te dy krojet nën shpinë e Muharrem Ishmit për të pirë ujë…”

Ëndrra 1
Largimi i parë nga shtëpia

I ulur në gurin e kroit filloi ta humbë vetëdijen… Si në mjegulli i kujtohej kur për herë të parë u largua nga shtëpia dhe shkoi në det.
“ Kur një paradite vjeshte hipi në një anije me vela, ai kishte vetëm pesëmbëdhjetë vjet. Pragu i luftërave ballkanike. Anija me vela priste forcën e erërave dhe qetas rrëshqiste në midis valëve të detit .
Detari i ri me ato duar të njoma tërhiqte litarin dhe hidhte vështrimin kah Kalaja e Ulqinit , atje ku gjendet shtëpia e tij, ku mbeti fëmijëria e tij…U nda nga prindërit, motrat dhe vëllezërit, shokët, mungesën e të cilëve do ta ndjente në çdo hap.
Në një anë hapësira e pafund e detit dhe në anën tjetër kalaja u bënë dy fusha tërheqëse për të…”
Ishte ky largimi i parë nga shtëpia, nga vendlindja e tij.

Ëndrra 2
Heroina Sulltana Idrizaga Cungu

Rreth 3.000 vetë që morën pjesë në mbrojtjen e Ulqinit , nën komandën e ulqinakëve, Mehmet Becit e Mehmet Gjylit , nga Ulqini si Isuf Sokolit nga Shkodra, zunë pozitat kryesore në rrethinat e Ulqinit në fshatin Kllezën, ku edhe u zhvillua lufta (më 23 nëntor 1880) për mbrojtjen e Ulqinit.
Megjithatë, forcat turke të cilat ishin shumë më të mëdha, pasi i thyen forcat ulqinake-shkodrane, nuk patën pengesa të tjera për të hyrë në Ulqin. Në këtë luftë u vra Isuf Sokoli.
Tallali (lajmëruesi) e shpalli nëpër qytet se po vjen ushtria turke.
Dervish-Pasha, hyri në qytet më 23. nëntor 1880, kur ulqinakëve të tubuar u drejtua me fjalët:
“Vendimi vjen nga Stambolli… dorëzimi i qytetit është definitiv, duhet t’i nënshtrohen këtij vendimi…”.
Kur mbaroi fjalët ,nga grumbulli i qytetarëve të tubuar të Ulqinit, befas doli një femër guximtare. Ajo i doli përpara Pashës, ia kapi frerët e kalit dhe i tha:
“Aman, more Pashë, për hatër të Zotit, mos na shtjer në dorë të hasmit, ma mirë të na mbysësh se sa të na lësh nën shkja…”
Ishte kjo ulqinakja, Sulltana Cungu, gruaja e Mehmet Cungut ,këpuctar, bijë e familjes Idrizaga.
Heshtje.
Populli i tubuar nuk mundi të besojë çka ndodhi.
Përpara Pashës ishte grua rreth pesëdhjetëvjeçare, shikonte drejtë pa asnjëfarë frike, shikim shprese, lutjeje, por edhe krenarie.
Në atë momente Dervish Pashës i erdhën kujtimet:
“Ishte dekada e pestë e shekullit IX, një vendi i vogël në Bosnjën e Mesme. Ditë e diel. Afër ishte edhe kisha e vogël ortodokse dhe xhamia. Papritmas hyri ushtria e jeniçerëve turkë. Filluan t’i merrnin djemtë prej 12 deri në 14 vjeçarë. E morën edhe Ivanin. Pas një kohe të gjithë djemtë i hipën në kalë dhe u përgatitën për t’u nisur.
Prej grumbullit të njerëzve doli nëna e Ivanit . U afrua dhe i doli përpara komandantit të jeniçerëve duke thënë:
”Unë nuk e japi djalin tim, mos e merrni”
Ushtarët e larguan dhe vazhduan rrugën.
Pas një jave arritën në Stamboll. Ngadalë, ngadalë filloi mësimi i gjuhës dhe besimit Islam. Ivani e fitoi emrin Dervish.
Kaluan shumë vite , sulltani e emërtoi për Pashën e vilajetit të Shkodrës”

Roja e Pashës iu ofrua gruas, por Dervish Pasha çoji dori dhe i ndaloi ushtarët e tij :
“Askush mos ta prekë, kjo është grua trimëreshë”.

Ëndrra 3
“Lita beg – Stamollaxhi”

U nisën disa djelmosha nga Kalaja, u nisën për të prerë dru në pyll.
Morën kmesat, sakicat, litartë për t’i lidhur.

  • Po shkojmë një këtu afër, në Lima, – tha njëri prej tyre.
    Në shoqëri ishin: Myzafer Idrizaga, Fejzi Ismajlaga, Shyqyri Karamanaga, Myzafer – Pepo Vogliqi.
    Filluan më parë të pastronin pyllin me kmesa, mandej punonin me sakicë.
    Por pylli ishte në pronësi private, për çka ata nuk e ditën.
    Zëri i tyre, sakica, erdhën deri te pronari, i cili e kishte shtëpinë jo shumë larg.
    Në një moment, papritmas erdhi Lita begu i Limanit dhe bërtiti me zë të ashpër:
  • Grua, ma bjer çiften, t’i vras këta!
    Të gjithë u frikësuan, por më i vjetëri prej këtij grupi, Myzafer Idrizaga, u kujtua edhe i tha:
  • Lita beg – Stamollaxhi, s’e kena ditë se janë drutë tuja!
    Këto fjalë pak e qetësuan Ali – Lito begun dhe djelmoshat shpejt vrapuan…
    Por Lita begu bërtiti edhe një herë:
  • Kthenuni! Merrni drutë dhe çoni në shtëpi, se keni bërë mundin dhe mos t’ju shoh më kurrë këtu!
    ”Bonaca”
    Myzafer (Jakup) Idrizaga e filloi ndërtimin e një sandalli në kopshtin e tij. Prej një druje të manit i preu korbat, dërrasat i teri në diell. E bëri konstruksionin dhe e mveshi barkën. Punoi disa muaj. Gati çdo ditë u tubonin fëmijët për të parë si punon Myzaferi. Kur e përfundoi ndërtimin, erdhi koha për ta bartur barkën – sandallin deri në Jalli. Kur e mendoj sot, nuk e kam fare të qartë se si ai sandall, prej 4,5 m gjatësie dhe 1,5 gjerësie, kaloi nëpër rrugicat e ngushta të kalasë!?
    Një ditë “Bonaca” u mbush me ujë për t’u shenjtëruar.
    (Dërrasat mbushen me ujë, afrohen dhe, ashtu mbyllen ndarjet).
    Myzaferi punoi edhe disa ditë në Jalli, për vendosjen e direkut dhe velit.
    “Bonaca” doli prej Jallie.
    Myzaferi e hapi velin dhe filloi të lundronte prapa bedenave të Kalasë, në drejtim të Gurit të Madh dhe Kepit të Bashbylykut.

Ëndrra 4
“Rumija”

ishte pesëvagonëshe. Kryesisht transportonte lloje të ndryshme mallrash në drejtimin Tivar-Ulqin. Pjesa e parë e bashit ,në palmetë ka pasur dy vende për detarët (marinarët). Ndërkaq ,në kabinën në pjesën e kiçit të “Rumisë”,bënin pushim motoristi dhe kapedani. Anijen “Rumija” e punuan Rexhep Beci, kapedan, Hasan (Cano) Lanica motorist,Jakup Idrizaga dhe Hasan (Cano) Karamanaga marinarë. Shpesh kanë ardhur në Ulqin.
Më vonë kapedani i ri ka qenë Xhemal Jakup Idrizaga.
Gati çdo herë që këta detarë planifikonin ta kalonin natën me anijen “Rumija” të lidhur në molin e Ulqinit, deti është trazuar.
Ka mbetur si anekdotë:
“Rumija në Ranë,
Deti në kam ‘…”
Më vonë, në vitet shtatëdhjeta-tetëdhjeta “Rumija” ndërroi pronarët. Fillimisht quhej “Topolica” e mandej Agjencia “Kompas” e përdori për shëtitjen e turistëve me emrin “Sveti Ante”.

Ëndrra 5
Vajza e vogël

Erdhi dhjet vjet pas djalit të tretë, Myzaferit.
Ishte gëzimi i të gjithë familjes.
Kur ishte dhjetë vjeçare dy herë e morën në lundrim me barkën “Rumija” deri në Bokë të Kotorrit.
Detari i vjetër mbylli sytë…
Aty, te dy krojet ishte lundrimi i fundit i Kapedan Jakup Idrizagës.

Të fundit

më të lexuarat