Mes tensioneve ndëretnike

Mes tensioneve të shumta ndëretnike, të dielën u mbajt ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, i cili së bashku me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ishin detyruar që të udhëtojnë me helikopter dhe me ndihmën e forcave të sigurimit të mbajnë ceremoninë fetare në manastirin e Cetinës në Mal të Zi

Ali Salaj

Policia malazeze hodhi të dielën gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe demonstruesish që protestonin kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, në një ceremoni që shpërfaqi ndarjet e thella në vendin e vogël buzë Adriatiku, rreth lidhjeve të tij me Serbinë fqinje.

“Sot jemi dëshmitarë të një turpi të madh historik të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Qeverisë së Malit të Zi, të cilët me keqëpërdorimin e resurseve shtetërore, para së gjithash të ushtrisë dhe policisë, realizuan shugurimin në Cetinë”, tha zoti Gjukanoviq

Mes tensioneve të shumta ndëretnike, të dielën u mbajt ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, i cili së bashku me patriarkun Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ishin detyruar që të udhëtojnë me helikopter dhe me ndihmën e forcave të sigurimit të mbajnë ceremoninë fetare në manastirin e Cetinës në Mal të Zi.
Të shtunën në mbrëmje vonë dhe në mëngjesin e së dielës, grupe qytetarësh bllokuan rrugën kryesore që çojnë nga Podgorica në Cetinë, si dhe ngritën barrikada në hyrje të qytetit.
Në këto protesta pati edhe konfrontime me policinë, për çka policia malazeze bëri të ditur se janë arrestuar 14 protestues si dhe këshilltari për siguri i presidentit Millo Gjukanoviq dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviq, që ishte në mesin e protestuesve.

“Liritë fetare dhe liria e shprehjes, përfshirë edhe të drejtën për tubime paqësore duhet të respektohen. Edhe pse ka pasur shumë drejtime të gishtave drejt fajtorëve, në fund janë individët që do të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviq, i përgëzoi përfaqësuesit e policisë për sjelljen profesionale dhe korrekte.
“Kemi premtuar respektimin e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi dhe këtë zotim e kemi arritur sot”, tha zoti Sekuloviq.
Ndërkaq, presidenti Millo Gjukanoviq kritikoi Kishën Ortodokse Serbe për sjelljet e saj në Mal të Zi.
“Sot jemi dëshmitarë të një turpi të madh historik të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Qeverisë së Malit të Zi, të cilët me keqpërdorimin e resurseve shtetërore, para së gjithash të ushtrisë dhe policisë, realizuan shugurimin në Cetinë”, tha zoti Gjukanoviq.
Ambasada Amerikane në Mal të Zi u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë për qetësimin e situatës.
“Liritë fetare dhe liria e shprehjes, përfshirë edhe të drejtën për tubime paqësore duhet të respektohen. Edhe pse ka pasur shumë drejtime të gishtave drejt fajtorëve, në fund janë individët që do të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

“Kemi premtuar respektimin e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi dhe këtë zotim e kemi arritur sot”, tha zoti Sekuloviq

Edhe delegacioni i Bashkimit Evropian apeloi tek qytetarët për ruajtjen e qetësisë dhe paqes në vend.
“Përparësi në të ardhmen duhet të ketë vendosja e dialogut demokratik dhe konstruktiv duke respektuar të drejtat themelore të njeriut, sidomos të drejtën e shprehjes së lirë, lirinë e tubimit dhe lirinë fetare”, thuhet në reagimin e BE-së.
Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 por kisha e tij nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, që për shumëkë është një simbol i ndikimit serb.
Çështja e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar tensione të shumta gjatë viteve të fundit në Mal të Zi.

“Përparësi në të ardhmen duhet të ketë vendosja e dialogut demokratik dhe konstruktiv duke respektuar të drejtat themelore të njeriut, sidomos të drejtën e shprehjes së lirë, lirinë e tubimit dhe lirinë fetare”, thuhet në reagimin e BE-së

Ligji për Liritë fetare, i miratuar në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokrate e Socialistëve e presidentit Gjukanoviq, kërkonte nga Kisha Ortodokse Serbe të dëshmojë për pronat përgjatë viteve të kaluara.
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020, e ndryshoi Ligjin duke ia njohur të drejtën e pronës Kishës Serbe, e cila selinë e ka në Beograd.
Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Të fundit

më të lexuarat