Bajraktari: Ulqini ka rilindur

Me seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, programin kul turor-artistik dhe vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e hotelit me pesë yje “Otrant Reefs” në Plazhin e Madh, të shtunën (6 prill 2024) është shënuar Dita e Komunës së Ulqinit – e shtuna e parë e muajit prill. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka vlerësuar të arriturat e qeverisjes lokale gjatë dy viteve që ai ndodhet në krye të saj, duke thënë se Ulqini ka rilindur. Ai ka thënë se një ekip të rinjsh, i mbështetur fuqishëm nga partitë në pushtet, ia doli që për një kohë të shkurtër, me shumë punë vetëmohu ese, me përpjekje të mëdha dhe en ergji krijuese, të kthejë një faqe të re, më të bukur në historinë e kësaj ko mune. “Sot Ulqini është një qytet që po zh villohet shpejt dhe me stabilitet, me financa publike të konsoliduara, ku numri i banorëve po rritet, ku njerëzit duan të vijnë, një qytet nga ku përhap en lajmet e mira”, është shprehur ai në seancën solemne të Kuvendit. Bajraktari ka thënë se në vetëqeveris jen lokale janë shumë të lumtur, sepse ky qytet, bashkë me qytetarët dhe qytetaret e tij, e meritoi këtë gjë pas dekadash ngecjeje dhe dështimesh. “Është gjynah, gjynah i madh, të mos shfrytëzosh këto burime, njerëz dhe këtë traditë”, ka thënë ai. Kryetari i Komunës së Ulqinit ka thënë se puna e tyre nuk është e vështirë, sepse “kur punoni me zemër dhe dashuri për qytetin tuaj, sidomos kur rezultatet janë të dukshme dita-ditës, kur shihni njerëz të kënaqur rreth jush, ndieni iniciativën dhe dëshirën për të kontribuar për të mirën e përbashkët, atëherë edhe ju rriteni në këtë valë të lumturisë, optimizmit dhe shpresës”. Ai ka thënë se janë të përgatitur për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilë sisë së ofertës turistike të Ulqinit, duke nënvizuar se investimet që janë duke u kryer sot në Ulqin kapin shumën 100 milionë euro. “E kam fjalën për punimet ndërtimore në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizim it, që financohen nga fondet e bankës gjermane KfW dhe fillimin e ndërtim it të kompleksit luksoz turistik Otrant Reefs në Plazhin e Madh”, ka sqaruar Bajraktari. Sipas tij, në Ulqin s’është investu ar kurrë kaq shumë në sport, arsim, kulturë dhe bujqësi, investim që po shpërblehet përmes sukseseve të sportistëve, studentëve, krijuesve dhe fermerëve të Ulqinit. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ul qinit, Ardijan Mavriq, ka theksuar se për t’u siguruar se Ulqini do të vazh dojë rrugën e tij të zhvillimit dhe pros peritetit është e domosdoshme që të fokusohen në fushat kyçe, që do të definojnë të ardhmen tonë. Sipas tij, parakushti themelor për zh villimin e mëtejshëm të Ulqinit është modernizimi dhe zgjerimi i infrastruk turës. “Turizmi paraqet shtyllën kryesore të ekonomisë sonë. Prandaj është imper ativ të zhvillojmë strategjinë e turizmit të qëndrueshëm që do ta promovojë Ulqinin si destinacion që ofron përvoja unike dhe autentike”, është shprehur Mavriq. I pranishëm në seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, kryetari i Malit të Zi, Jakov Millatoviq ka theksuar se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare me të cilën është i njohur Ulqini me shekuj, të cilën e kultivojnë ndër breza qytetarët e Ulqinit, paraqet një ndër shtyllat më të fuqishme të bashkëjetesës në vend dhe në këtë mënyrë kontribuon ndjeshëm në pa surinë e diversitetit dhe zhvillimin e demokracisë në Mal të Zi. Millatoviq ka shprehur mbështetjen për qeverisjen lokale në Ulqin duke thënë se tek ai do të gjejnë gjithmonë mbështetjen e fuqishme “për të gjitha nismat dhe aktivitetet që janë të orien tuara në zhvillimin e Ulqinit në mënyrë që t’ia kthejmë kohën e artë Ulqinit”. Për nder të Ditës së Komunës së Ul qinit janë shpallur “Qytetar Nderi” (të Ulqinit) mësuesja Naxhije Alibegu – Buçinca, botuesi Fatmir Toçi dhe pas vdekjes mjeku (ortopedi) popullor Zef Brisku. Dita e Komunës së Ulqinit është kremtuar me aktivitete të shumta, që kanë filluar të shtunën e kaluar (30 mars 2024), me ekspozitën “Kultu ra – e ardhmja e të rinjve tanë”, e cila është mbajtur në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, përurimin e librit “Udhëpërshkruesit për Ulqinin” të au torit Jusuf Lika, që është bërë të hënën mbrëma (1 prill 2024) në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, koncertin e Shkollës së Muzikës në Galerinë e Qendrës së Kulturës, të mërkurën mbrëma (3 prill 2024), ditën e sportit në Valdanos dhe koncertin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Armando Kllogjerit në sallën e Qen drës për Kulturë (të enjten, më 4 prill 2024), duke kulmuar me seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, defilenë e Karnevalit, program in kulturor-artistik në Ranë dhe ven dosjen e gurthemelit të hotelit “Otrant Reefs”.

i. k

Të fundit

më të lexuarat