Me arbëreshët e Zarës

Shënimet statistikore për numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të shpërngulur në Qarkun e Zarës dhe vendvendosjen e tyre në Arbanas apo Zemunik shpeshherë janë kontradiktore. Megjithatë, prof. Erber arrin në përfundimin se në vitin 1726 dhe 1733 në Arbanas janë vendosur 344 shqiptarë, ndërsa në vitin 1727 në Zemunik janë vendosur 74 shqiptarë ose gjithsej 418 shqiptarë

Hajrullah Hajdari

Në vitin 1727, në afërsi të Zarës u vendosën edhe shtatë familje me gjithsej 71 anëtarë. Nga dokumenti arkivor numër 7 vërtetohet se këto familje janë vendosur në Zemunik dhe iu është dhënë, në fillim nga 1 kamp tokë e pastaj nga 3 për çdo person, si dhe një terren për ndërtimin e shtëpive.
Familjet e shpërngulura në Zemunik në vitin 1727 janë: 1. Giovanni di Giovo me 10 anëtarë; 2. Gieci d’Andrea me 7 anëtarë; 3. Pietro di Marco me 5 anëtarë; 4. Giovanni di Vuchia me 5 anëtarë; 5. Giovanni di Nica me 17 anëtarë; 6. Giovanni Prenci me 13 anëtarë; dhe 7. Nikolo Giovi me 14 anëtarë; ose gjithsej 71 anëtarë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat