Hulumtimet tregojnë rritje të numrit të të rinjve me probleme mendore

Bashkautori i këtij studimi, Zeinab Hijazi, ka thënë se edhe pasojat indirekte të kësaj pandemie kanë sjellë dëm, duke renditur, rritjen e varfërisë, rastet urgjente të cilave u është nevojitur ndihma humanitare, por edhe dhuna në familje, dhe e gjithë kjo, ka kontribuar në stresin psikologjik të fëmijëve

Pandemia e korona-virusit ka pasur influencë negative edhe në shëndetin tonë mendor, ashtu siç kanë pohua shumë ekspertë të fushës së mjekësisë. Masat kufizuese, një regjim ndryshe i të jetuarit, larg socializimit e në izolim të plotë, pa pasur qasje në përmbushjen e nevojave tona të përditshme, të gjitha së bashku kanë përkeqësuar sjelljen tonë në shoqëri dhe mënyrën e të jetuarit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, e cila shënohet çdo vit në botë më 10 tetor, institucione të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare i kushtojnë vëmendje tematikës së shëndetit mendor, nëpërmjet hulumtimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor e cila shënohet çdo vit në botë më 10 tetor, institucione të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare i kushtojnë vëmendje tematikës së shëndetit mendor, nëpërmjet hulumtimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.
Një raport i publikuar nga UNICEF-i të cilit i është referuar gazeta malazeze “Vijesti” tregon se problemet mendore tek të rriturit janë në rritje, dhe se çdo vit rreth 46 mijë fëmijë dhe të rinj, nga mosha 10 deri në 19 vjet, kryejnë vetëvrasje


Një raport i publikuar nga UNICEF-i, të cilit i është referuar gazeta malazeze “Vijesti”, tregon se problemet mendore tek të rriturit janë në rritje, dhe se çdo vit rreth 46 mijë fëmijë dhe të rinj, nga mosha 10 deri në 19 vjet, kryejnë vetëvrasje.
Për këtë fenomen shqetësues, ekspertët bëjnë thirrje për aksion të shpejtë.
“Shifrat janë më shumë se shqetësuese, thotë Zeinab Hijazi, bashkautor i studimit për të rinjtë dhe për vetëvrasjet. Sipas hulumtimit të UNICEF-it, çdo i shtati fëmijë dhe adoleshent në botë, në periudhën nga dhjetë deri në 19 vjeç, jeton me diagnostikim të ngarkesës mendore. Kjo përfshinë problemet në sjellje, ankthin dhe depresionin. Madje tek disa të rinj është aq serioze saqë të prekurit ngritin edhe dorë në vetvete”, thekson artikulli në fjalë.
Në këtë artikull më tutje thuhet se çdo 11 minuta, një person ri kryen vetëvrasje. Nga ky hulumtim i cili është kryer në 21 shtete, rezulton se çdo i pesti person i moshës së re, femër ose mashkull, i moshës 15 deri në 24 vjet, shpesh ndihet i depresionuar. Më tutje bëhet e ditur se në Gjermani, këtë e ka pohuar çdo i katërti i/e anketuar.
Pasojat e pandemisë së korona-virusit, përkatësisht mbyllja “Lock Down” ka ndikuar negativisht tek fëmijët, sepse ata, veprimtaritë e tyre të rëndësishme jetësore i kanë kaluar të izoluar nga miqtë dhe të afërmit.
Bashkautori i këtij studimi, Zeinab Hijazi, ka thënë se edhe pasojat indirekte të kësaj pandemie kanë sjellë dëm, duke renditur rritjen e varfërisë, rastet urgjente të cilave u është nevojitur ndihma humanitare, por edhe dhuna në familje, dhe e gjithë kjo ka kontribuar në stresin psikologjik të fëmijëve.
Në këtë aspekt, vazhdon artikulli, shkollat kanë një rëndësi të veçantë, dhe se UNICEF-i ka bërë thirrje që ato sa më parë duhet të hapen sërish.
Sipas këtij hulumtimi, pothuajse 1/3-ta e shkollave në botë janë akoma pjesërisht ose tërësisht të mbyllura, dhe se për shkak të kësaj situate, vajzave dhe djemve u është reduktuar qajsa në arsimim dhe në llojet e tjera të mbështetjes.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat