Shfaqje e talentit në recitim

Nga QKI “Malësia” u tha se me këtë aktivitet ky institucion ka për qëllim të promovojë talentin e nxënësve nga të gjitha shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Ata nënvizojnë se synimi i tyre është që këtë garë ta bëjnë tradicionale, “në shenjë të vlerësimit të librit dhe fuqisë së fjalës artistike në edukimin dhe frymëzimin e brezave të rinj”

Edicioni i pestë i garave në recitim për të gjitha shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, me moton “Poezia na bashkon”, u organizua të enjten, më 23 prill 2026, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, nga Qendra Kulturore-Informative “Malësia”.
Ky aktivitet letrar garues, në të cilin morën pjesë nxënës të cikleve të para, të dyta dhe të treta, mësimdhënës e prindër, u vlerësua nga juria në përbërje: Uarda Albunesa – kryetare, Simon Shkreli e Idriz Gjokaj – anëtarë.
Në përmbyllje të këtij edicioni, u shpallën edhe fituesit sipas cikleve.
Në ciklin e parë, vendin e parë e zunë Tuana Murati dhe Elif Ujkashi nga SHF “Marshall Tito” – Ulqin, vendi i dytë i takoi Amelia Licit nga SHF “Mahmut Lekiq” – Tuz, ndërsa vendi i tretë Fiona Zagoviqit nga SHF “Marko Nuculloviq” – Shtoj.
Në ciklin e dytë, vendin e parë e fitoi Akid Kaca nga SHF “Marshall Tito” – Ulqin, vendin e dytë Besa Lucaj nga SHF “29 Nëntori” – Dinoshë, ndërsa vendin e tretë Brejdina Rexha nga SHF “Bedri Elezaga” – Katërkollë.
Në ciklin e tretë, vendin e parë e zuri Nikela Prenkoçaj nga SHF “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Triesh, vendin e dytë Lejina Popoviq dhe Ermira Dragoviq nga SHF “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, ndërsa vendi i tretë i takoi Bora Kurtit nga SHF “Bedri Elezaga” – Ulqin.
Në këtë garë u përfaqësuan shkollat fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Triesh, “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, “Bashkimi” – Skorraq, “Bedri Elezaga” – Katërkollë, “Marko Nuculloviq” – Shtoj, “Mahmut Lekiq” – Tuz, “29 Nëntori”- Dinoshë dhe “Marshall Tito” – Ulqin.
Çdo shkollë kishte të drejtë të përfaqësohej me tre recitues (nga një për secilin cikël).
Nga QKI “Malësia” u tha se me këtë aktivitet ky institucion ka për qëllim të promovojë talentin e nxënësve nga të gjitha shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Ata nënvizojnë se synimi i tyre është që këtë garë ta bëjnë tradicionale, “në shenjë të vlerësimit të librit dhe fuqisë së fjalës artistike në edukimin dhe frymëzimin e brezave të rinj”.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat