Punimet në rikonstruktimin e rrugës nga Ulqini deri në Krythë edhe gjatë sezonit

Nga Drejtoria për komunikacion kanë njoftuar se po kryhen punimet në projektin e rikonstruktimit të aksit të rrugës magjistrale Ulqin – Sukubinë, nga Ulqini deri në Krythë me gjatësi prej 13 kilometrash.
“Këto punime kanë filluar në tetor, ndërsa afati për përfundimin e tyre është 360 ditë pune. Momentalisht po kryhen punimet në gërmime, ndërtimin e mureve, punimet për ndërtimin e urës, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe punimet në tunelin i cili ndodhet në këtë aks, për ç’arsye komunikacioni do të jetë i mbyllur në periudhën 30 ditore. Këto punime do të përfundojnë jo më vonë se deri në gjysmë të majit”, shpjeguan nga Drejtoria.
Rikonstruktimi i rrugës Ulqin – Krythë do të vazhdojë edhe gjatë sezonit turistik në vendet ku është e mundur, ku nuk do të rrezikohet zhvillimi normal i komunikacionit dhe jashtë aksit rrugor. (Ul Info)

Të fundit

më të lexuarat