Mes partive të pakicave dhe disa forcave të tjera politike

Drejtuesit e Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Socialiste Popullore të Malit të Zi, Unionit Qytetar CIVIS, Partisë Boshnjake, Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike dhe Partisë Demokratike nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, me synimin për të zbutur polarizimin politik.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryetari i Lëvizjes qytetare URA dhe zv/ kryeministri, Dritan Abazoviq, tha se nënshkrimi i memorandumit ishte pakt i pajtimit dhe krijimit të një tryeze, nga e cila, dërgohen mesazhe se Mali i Zi në të ardhmen duhet të sillet ndryshe.
“Qëllimi është një bashkëpunim më i madh politik, në mënyrë që Mali i Zi qytetar dhe evropian të ketë kohë për t’u mbështetur. Qëllimi është të zhvendoset fokusi nga grindjet , te pajtimi… Në emër të URA-s, dua të falënderoj të gjithë ata që nënshkruan, për të treguar se mund të bashkëpunojmë. Ne nuk duam të merremi me të kaluarën, por të shikojmë nga e ardhmja”, tha Abazoviq.
Abazoviq theksoi se nënshkrimi i Memorandumit nuk do të thotë se ky veprim është krijimi i një qeverie të pakicës.
“Kjo është kundër polarizimit. Ky është krijimi i një shoqërie që është multi- kulturore dhe e përbashkët. Ky nuk është një memorandum për krijimin e një qeverie të pakicës. Askujt këtu nuk do ta kishte problem të bashkëpunonte në një qeveri në të ardhmen. Kjo nuk ka të bëjë me krijimin e një qeverie, por është një akt bashkëpunues,” tha Abazoviq.
Nënshkrimi i këtij memorandumi, sipas kryetarit të Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, zvogëlon distancën ndëretnike.
“Besoj se me këtë nënshkrim, por edhe me përfshirjen e partive të tjera do të kontribuojmë në zvogëlimin e distancës ndëretnike. Kjo ditë konfirmon se popujt pakicë janë gati për këtë,” tha Ibrahimoviq.
Ndërkaq, kryetari i Frocës së Re demokratike, Genci Nimanbegu e vlerëson nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit.
“Përparimi i shoqërisë dhe shtetit është vënë në pikëpyetje edhe për shkak të ndarsive të theksuara etnike, fetare dhe kombëtare, ku nënshkrimi i këtij Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike jep mundësi për të vendosur në binarët e zgjidhjeve të krizave me të cilat përballët shteti i Malit të Zi”, tha Nimanbegu.
Nimanbegu vuri në dukje se nënshkrimi i sotëm i Memorandumit krijon një shpresë për të rinjtë se Mali i Zi ka të ardhme.
Memorandumi parashikon bashkëpunimin dhe pajtimin që mundëson një ndryshim të pushteteve pa armiqësi, duke siguruar mostensione etnike, fetare, kombëtare dhe politike, ndërtimi i Malit të Zi si shtet civil, me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë, respektimin e Kushtetutës së Malit të Zi dhe përkushtimi për shtet ligjor me institucione të pavarura dhe të qëndrueshme, sundimi i shtetit ligjor dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar etj.

a.s.

Të fundit

më të lexuarat