Aktori nga Ulqini Bashkim Alaj do të jetë pjesë e shfaqjes “La riparazzione” e cila do të jepet në teatrin “Koreja” në Lecce të Italisë. Lajmin për redaksinë tonë e ka bërë të ditur vet aktori Alaj, i cili u shpreh se është shumë i lumtur që është pjesë e kësaj shfaqje të udhëhequr nga regjisori i njohur italian Cesar Brie. “La ripparazionne” është pjesë e projektit AIDA, ku marrin pjesë shtetet e Adriatikut, gjegjësisht Shqipëria, Mali i Zi, Italia.
Të jesh pjesë e një projekti të tillë është me të vërtetë kënaqësi. Ka qenë një punë më ndryshe nga ajo çka unë jam mësuar të punoj. Regjisori Cesar Brie e ka ndërtuar shfaqjen në bazë të historive dhe përjetimeve tona. Pra ka qenë një punë kërkuese.
E veçanta tjetër e këtij projekti është se Alaj do jetë duke interpretuar krahas profesoreshës së tij, aktores Ilire Vinca që për të, siç tha ai, është një nder i madh.