Në Shtëpinë Muze në Bardhaj të Hotit në Malësi u përkujtua figura e Dedë Gjo’ Lulit, i cili cilësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në manifestim morën pjesë personalitete nga rajoni dhe diaspora si dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së tij, e dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo’ Lulin me “ Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.
Në manifestim u vlerësua Kryengritja e Malësisë si shembulli më jetësor i rrugëtimit historik të kombit shqiptar.
Në Shtëpinë Muze, në Bardhaj të Hotit, u përkujtua figura më e rëndësishme e historisë kombëtare Dedë Gjo’ Luli, i cili vlerësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në manifestim morën pjesë personalitete nga trevat mbarëshqiptare dhe diaspora, të cilët duke përkujtuar Dedë Gjo’ Lulin ravijëzuan historinë e shekujve që përcillet brez pas brezi.
Organizatori i këtij manifestimi, Lulash Palushaj, vuri në dukje se Kryengritja e Malësisë është një epope e lavdishme për popullin shqiptar.
“Kjo është një histori e shekujve që përsëritet brez pas brezi. Të vish tek shtëpia e heroit kombëtar Dedë Gjo’ Luli dhe zërin që ka thirrë ai me të gjithë krerët e Malësisë për të ngritur flamurin maja malit të Deçiqit dhe rënia e dëshmorëve për këtë flamur është një epope e lavdishme për Malësinë dhe në përgjithësi për shqiptarët në rajon”, tha profesor Palushaj
“ Kjo është një histori e shekujve që përsëritet brez pas brezi. Të vish tek shtëpia e heroit kombëtar Dedë Gjo’ Luli dhe zërin që ka thirrë ai me të gjithë krerët e Malësisë për të ngritur flamurin maja malit të Deçiqit dhe rënia e dëshmorëve për këtë flamur është një epope e lavdishme për Malësinë dhe në përgjithësi për shqiptarët në rajon”, tha profesor Palushaj.
Në manifestim mori pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së tij e dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo’ Lulin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Zoti Nishani vlerëson sakrificat e “Kryengritjes së Malësisë” si shembullin më jetësor të rrugëtimit historik dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.
“ Malësia e Madhe ndoshta përbën shembullin më të gjallë, më jetësor dhe më domethënës të rrugëtimit historik përmes sakrificave, rezistencës dhe përmes ruajtjes së identitetit për gjithë kombin shqiptar. Neve sot kujtojmë heroin apo pjesë të historisë, të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe në të gjithë hapësirën e trojeve shqiptare, por ne kurrë nuk do të mund të mbërrinim në këto ditët e sotme pa sakrifica, pa kontribute, pa angazhime të kombit shqiptar e mbi të gjitha pa sakrificat e burrave dhe grave dhe mendjeve të ndritura të pushkës dhe penës në tërë këtë rrugëtim historik”, tha ish-presidenti Nishani.
“Që nga koha e Skënderbeut dhe betejave të lavdishme të tij, kjo është beteja e parë e organizuar me karakter kombëtar që i vuri themelet asaj që më vonë quhet Shqipëri e që ne parapëlqejmë ta quajmë shqiptari”, tha zoti Camaj
“Kryengritja e Malësisë” ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet. Andaj, sipas Nikollë Camaj, zyrtar i Komunës së Tuzit, luftëtarët e Hotit konsiderohen si nismëtarët e formimit të shtetit shqiptar.
“Që nga koha e Skënderbeut dhe betejave të lavdishme të tij, kjo është beteja e parë e organizuar me karakter kombëtar që i vuri themelet asaj që më vonë quhet Shqipëri e që ne parapëlqejmë ta quajmë shqiptari”, tha zoti Camaj.
“Kryengritja e Malësisë” e vitit 1911 ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme që kishte për bazë idenë kombëtare për pavarësi. Kjo kryengritje u bë shembull dhe model që u ndoq nga shumë zona në mbarë rajonit ku jetojnë shqiptarët. a.s.