Guci – Në praninë e numrit të madh të qytetarëve, përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, institucioneve shtetërore dhe lokale, donatorëve, vakëfit, përfaqësuesve të diasporës dhe mysafirëve të shumtë nga Mali i Zi, Sanxhaku dhe rajoni, të premten, më 24 korrik 2026, solemnisht është inauguruar objekti i Sahat Kullës me sebile dhe përmbajtje përcjellëse në Guci, njëri prej projekteve monumentale të vakëfit dhe kulturës së realizuar në këtë trevë.
Objekti gjendet mu në hyrje të qytetit, pranë urës mbi lumin Gërnçar. Projekti është realizuar me donacione të diasporës së kësaj ane, në koordinim me Bashkësinë Islame dhe Qendrën për Kulturë Plavë-Guci në Nju Jork, me çka edhe një herë është vërtetuar lidhja e fortë e njerëzve të kësaj treve me vendlindjen.
Solemniteti ka filluar me mësimin e fragmentit nga Kur’ani, të cilin e ka studiuar profesori i Medresesë “Mehmed Fatih” dhe njëherazi imam i Xhamisë së Shehidëve në Plavë, Allem ef. Musiq, derisa vargjet kushtuar Sahat Kullës i ka lexuar autori i tyre, Bajram Nelkoviq.
Të pranishmëve në akademinë solemne u janë drejtuar kryeimami i Bashkësisë Islame të Gucisë, Reshat ef. Dautoviq, kryetari i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, kryetari i Bashkësisë Islame dhe i Qendrës për Kulturë Plavë-Guci në Nju Jork, haxhi Smajle Srdanoviq, donatori më i madh i projektit, haxhi Ago Kolenoviq, myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Dr. Mevlludin ef. Dudiq dhe reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq.
Në evokimet e veta, folësit kanë theksuar që Sahat Kulla paraqet shumë më tepër nga godina arkitektonike, se ajo është simbol i xhematit, vakëfit, dashurisë ndaj vendlindjes dhe lidhjes së pashkëputur të diasporës me vendin e lindjes. Posaçërisht është theksuar roli i diasporës, e udhëhequr nga Bashkësia Islame dhe Qendra për Kulturë Plavë-Guci në Nju Jork, e cila prej vetë idesë e deri në përfundim të projektit ka ofruar mbështetje të fuqishme financiare, organizative dhe morale.
Pjesë përbërëse e kompleksit është edhe çezma, vakëf e familjes Omeragiq për nder të Adell (Emin) Omeragiqit, si e mirë e përhershme të cilën do ta shfrytëzojnë të gjithë kalimtarët dhe udhëtarët e devotshëm me lutjen që çdo pikë uji të jetë sadaka dhe sevap i përhershëm.
Gjatë solemnitetit janë dorëzuar fletëmirënjohje individëve meritorë, institucioneve dhe organizatave të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në realizimin e këtij projekti. Fletëmirënjohje i është dorëzuar Bashkësisë Islame dhe Qendrës për Kulturë Plavë-Guci në Nju Jork, të cilën e ka pranuar kryetari, haxhi Smajle Srdanoviq, për mbështetje, organizim të diasporës dhe kontribut kyç në realizimin e projektit të ndërtimit të Sahat Kullës në Guci.
Fletëmirënjohje i është ndarë edhe haxhi Ago Kollenoviqit për kontributin si donatori më i madh në ndërtimin e Sahat Kullës në Guci, si dhe haxhi Ragip Çekiqit për koordinimin dhe udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve në ndërtimin e Sahat Kullës.
Për mbështetje administrative-juridike dhe institucionale në realizimin e projektit, fletëmirënjohje i është dorëzuar kryetarit të Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, derisa portalit Gusinje-Plav (Guci-Plavë) i është dorëzuar fletëmirënjohje për mbështetje mediatike në realizimin e projektit.
Në fund të programit, në mënyrë solemne është bërë prerja e shiritit inaugurues të objektit, me ç’rast Sahat Kulla me sebile dhe përmbajtje përcjellëse zyrtarisht është dorëzuar në përdorim të qytetarëve të Gucisë dhe të gjithë vizitorëve të saj.
Sh. Hasangjekaj
