U realizua me sukses edhe një vizitë kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë

Gjatë vizitës nxënësit panë për së afërmi dhe përjetuan shpirtërisht Kalanë e Rozafës në Shkodër, varrin e Skënderbeut në Lezhë, Kalanë e Krujës, Apoloninë, Vlorën - Shtëpinë e Pavarësisë së Shqipërisë, Prizrenin - Shtëpinë Muze të Lidhjes së Prizrenit, Memorialin Adem Jashari në Prekaz etj

Tri ditë me radhë, më 29-31 maj 2026, kursantët e gjuhës dhe kulturës shqipe si edhe nxënësit e shkëlqyeshëm të klasave të nënta nga Rozhaja kanë realizuar me sukses edhe një udhëtim kombëtar nëpër Shqipëri dhe Kosovë.
Gjatë vizitës nxënësit panë për së afërmi dhe përjetuan shpirtërisht Kalanë e Rozafës në Shkodër, varrin e Skënderbeut në Lezhë, Kalanë e Krujës, Apoloninë, Vlorën – Shtëpinë e Pavarësisë së Shqipërisë, Prizrenin – Shtëpinë Muze të Lidhjes së Prizrenit, Memorialin Adem Jashari në Prekaz etj.
Kjo vizitë me vlerë kombëtare realizua me moton “Së bashku ruajmë gjuhën, historinë, kulturën, lashtësinë, identitetin dhe lidhjen e brezave tanë të trojeve shqiptare”.
Ky projekt i përkrahur nga Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” është regjistruar në tërësi nga RTV “Fontana” dhe materiali është transmetuar në këtë medie, duke u pëlqyer nga mijëra shikues shqiptarë anembanë botës.

H. Lajçi

Të fundit

më të lexuarat