Mungesa e tregut dhe e kooperativave bujqësore shqetësim i fermerëve

Veprimtaria bujqësore me kushte të volitshme dhe me mjete bashkëkohore të punës në trevën e Malësisë vazhdon vrullshëm nga viti në vit, por fatkeqësisht situata mbetet e njëjtë kur bëhet fjalë për grumbullimin e produkteve dhe tregut. Disa nga fermerët që janë më të mëdhenj, i kanë grumbulluesit e tyre të përhershëm, por pjesa tjetër nuk mund të thuhet që gëzon të njëjtin fat

Toni Ujkaj

Malësi – Bujqësia, sektor ky primar në trevën e Malësisë me të cilën merren pjesa dërrmuese e banorëve të kësaj zone, as këtë vit nuk ka shënuar ndonjë ndryshim pozitiv kur është fjala për të pasur një treg të sigurt dhe të qëndrueshëm në mënyrë që fermerët t’i shesin produktet e tyre. Nga viti në vit në këtë trevë, fermerët, qofshin të vegjël, të mesëm apo të mëdhenj, prodhojnë kultura bujqësore të cilat përveç në kuantitet, kanë dhe kualitet të lartë, siç shpeshherë janë vlerësuar nga specialistë të fushës përkatëse, të cilët siç kanë konstatuar se prodhimtaria e tyre mund të kishte qenë konkurrente përkrah fermerëve në rajon dhe më gjerë.
Por, edhe krahas kësaj dhe pavarësisht punës së zellshme dhe me përkushtim të fermerëve në këtë sektor i cili është dhe kryesori në këtë trevë për burimin e të ardhurave, situata nuk është e volitshme dhe nuk favorizon fermerët e kësaj zone.
Ata herë pas here kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e një tregu të mirëfilltë dhe për mungesë të një shoqate bujqësore (kooperativë) e cila do të merrej me grumbullimin dhe blerjen e produkteve vendore.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “824” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat