Tuz – Prodhimtaria agrare në sera, numri i prodhuesve që kanë sera në këtë lloj veprimtarie, sipërfaqja që kultivojnë dhe problematikat me të cilat ballafaqohen fermerët në trevën e Malësisë, kanë qenë tematikë e takimit që zhvilloi sekratarja e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ismeta Gjoka me përfaqësues të Agjencisë Turke për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Koordinim “TIKA” në Mal të Zi. Nga kjo agjenci të pranishëm kanë qenë Abdurrahman Toprak – koordinator, si dhe inxhinieri i bujqësisë, Ali Kurti.
Pas takimit dy palësh, ekspertët kishin rastin që të takohen me prodhuesit agrarë, ti shohin nga afër, që të njihen me problemet dhe sëmundjet kryesore të bimëve të cilat kultivohen në këto sera.
Ekspertët nga Agjencia Turke për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Koordinim “TIKA” në Mal të Zi, janë dakorduar që të planifikohet trajnim për prodhuesit bujqësorë të cilët posedojnë sera, e që do të mund të marrin infomacione të duhura për mbrojtjen e bimëve dhe për mënyrën se si ata e kultivojnë prodhimin e tyre.
t. u.