
Bashkimi Evropian është një prodhues lider dhe me asortiment të gjerë të produkteve bujqësore në shumë prodhime.
Ferma është një njësi e përbashkët, si teknike ashtu edhe ekonomike, që operon në kuptimin e një menaxhimi dhe që ushtron veprimtari ekonomike në bujqësi brenda territorit ekonomik të Bashkimit Evropian, qoftë si veprimtari primare apo sekondare. Ferma mund të ofrojë edhe produkte dhe shërbime tjera shtesë (jobujqësore).
Në grafikun nr. 1 shohim renditjen e fermave krahas madhësisë së tokës së shfrytëzuar bujqësore. Këtu shihet qartë se një numër i vogël i fermave posedon sipërfaqe më të madhe të tokës bujqësore.
Fermat familjare bujqësore sipas tipit të prodhimit në BE janë dhënë në grafikun nr. 2. Llojet e fermave në BE mbizotërojnë në numër, por fermat e mëdha-kompanitë mbretërojnë me sasinë e tokës që zotërojnë.
Prodhimtaria bimore udhëheq me 58.3% të fermave, ku përfshin bujqësinë e përgjithshme fushore me 18.3%, drithërat dhe kulturat lavërtare me 17.7%, ullishtat me 9.7%, pemtaria me citruse 5.5%, vreshtat 4.5%, fermat me kultura të përhershme të kombinuara me 2.4% dhe hortikultura me 2.3%. Fermat në mbajtjen e kafshëve përfshijnë 21.6% të fermave në BE, ku blegtoria për qumësht kap shifrën prej 5.1%, fermat e lopëve dhe fermat për mish me 4.2%, fermat e deleve dhe dhive me 3.6%, ndërsa 19.3% përbëjnë fermat mikse. Në kuadër të përqindjes së kafshëve, pularia merr pjesë me 3.9%.
Madhësia e fermës në BE
Fermat bujqësore në BE varirojnë nga shteti në shtet. Në grafikun nr. 3 mund të shihet qartë mesatarja e fermave nëpër shtete. Shohim se Çekia ka madhësinë mesatare më të lartë të fermës – 120.8 hektarë, ndërsa mesatarja në BE është 17.4 hektarë.
Disa shtete në BE kanë një numër të madh fermash, ndërsa të tjerat kontribuojnë dukshëm në prodhimin total standard.
Në vitin 2020 në BE kishte 9.1 milionë ferma. Shumica (60.2%) e të ardhurave standarde (Të ardhurat standarde (SO) të një produkti bujqësor përcaktohen si vlera mesatare monetare e prodhimit bujqësor me çmimet në fermë. SO nuk është një matës i të ardhurave të fermave. Ajo nuk merr parasysh kostot, pagesat direkte, taksën mbi vlerën e shtuar apo taksat mbi produktet.) në bujqësinë e BE-së, në vitin 2020 vijnë nga fermat në Itali (18.1%), Francë (17.2%), Gjermani (12.6%) dhe Spanjë (12.2%). Ndërsa Rumania, edhe pse kishte rreth një të tretën e fermave të BE-së, kontribuoi vetëm 3.3% në të ardhurat standarde të BE-së.
Së bashku, ferma shumë të vogla dhe të vogla, në vitin 2020 përbëjnë 63.7% të të gjitha fermave në BE.
Ferma gjysmekzistenciale: Nga 9.1 milionë ferma në BE, 3.3 milionë kishin rendimentin standard nën 2.000 euro në vit dhe kontribuan vetëm me 1% të rendimentit ekonomik total të bujqësisë në BE.
Ferma e vogël dhe mesatare familjare: 2.5 milionë ferma ranë nën gamën ekonomike për rendiment nga 2.000 deri në 8.000 euro në vit.
Biznese të mëdha bujqësore: 299 000 ferma/kompani (3.3% e numrit total të fermave në BE), ku në vitin 2020 secila gjeneroi rendiment standard prej 250.000 euro ose më shumë dhe ishte përgjegjëse për shumicën (56.4%) e rendimentit ekonomik total të bujqësisë në BE.
Pavarësisht mbështetjeve të rëndësishme që jepen për bujqit e vegjël në BE, numri i bujqëve të vegjël vazhdon të pakësohet nga viti në vit. Në vitin 2005, në BE kishte 14.3 milionë ferma, ndërsa në vitin 2020 kishte 9.1 milionë. Ulja është kryesisht rezultat i zvogëlimit të numrit të fermerëve të vegjël.
0.8% e fermerëve në BE janë më të rinj se 25 vjeç dhe 20% janë më të rinj se 45 vjeç. Prioritet i PPB-së në periudhën e re programore do të jetë drejt fermerëve të rinj.
Gjysma e popullsisë në Ballkanin Perëndimor banon në zonat rurale, që përcakton qasjen e tyre kundrejt ushqimit, bujqësisë dhe mjedisit jetësor, si dhe mbështetjen për bujqit. Në Mal të Zi, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, jashtë zonave urbane jeton 32% e popullsisë.
Politika e Përbashkët Bujqësore e Bashkimit Evropian në të ardhmen duhet të paraqesë perspektiva të përbashkëta, të miratuara nga grupe të larmishme dhe përfaqësues të palëve të interesuara në këtë sektor, të formojnë një qasje të gjithanshme dhe shoqërore për të adresuar qëllimet mjedisore, klimatike, ekonomike dhe sociopolitike të BE-së. Ekziston shpresa e pafundme që energjia, zgjuarsia dhe bashkëpunimi i Dialogut Strategjik të mund të ruhet për qëllime të ngjashme në të ardhmen.
