Vashat krajane dinë t’i ruajnë traditat e tyre të pasura, si në kulturë, në fushën shpirtërore, në folklor etj., poashtu edhe në veshjet e tyre, e në veçanti veshjen e “nusërisë krajane (allaturka)”. Ajo gjithmonë është trajtuar si element kryesorë i kulturës shpirtërore e asaj materiale të vashës krajane, gjegjësisht të përkatësisë etnike të sajë
Për Koha Javore: Hamid Alaj New York
Veshja e nusërisë krajane-allaturka është trashëgimi e trevës së Krajës që e ka ruajtur origjinën e vet edhe brenda shukullit XX, mbase edhe më parë, e deri në ditët tona. Ajo paraqet një thesar të çmuar të kulturës tradicionale të trevës në fjalë, e cila po i kanoset rreziku i zhdukjes së saj nga vërshima e kohëve moderne.
Kjo veshje me ngjyrat e saja dhe dekoracionet e larmishme si dhe estetika e sajë i ngjanë një petku magjik që mund të zgjojë kurreshtjen e artistëve ashtu siç ka zgjuar kurreshtjen e mjeshtreve krajane, të cilat e kanë qëndisur me gjilpërë duke formuar këtë veshje si formatike të ruajtjes së sajë në formë suveniri.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “774” të revistës Koha Javore
