Arti bën bashkë piktorët nga Ballkani në Ulqin

Në koloni kanë marrë pjesë rreth 40 piktorë nga shtatë vende të Ballkanit: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia. Përgjatë ditëve të qëndrimit të tyre në Ulqin, piktorët kanë punuar peizazhe të ndryshme nga qyteti i Ulqinit, të cilat janë prezantuar në ekspozitën përmbyllëse të shtunën mbrëma

Në kohën kur në Ballkan vazhdon të flitet për kufijtë dhe ndarjen e territoreve, janë artistët ata që japin mesazhin e bashkëpunimit përmes artit dhe kulturës.
Ulqini ka qenë vendi i takimit të piktorëve në koloninë “Ulqini në telajo”, e cila është organizuar për të tretin vit nga Instituti i Librit dhe i Promocionit nga Tirana dhe Organizata Turistike e Ulqinit, nën kujdesin e Komunës së Ulqinit, nga data 12-16 shtator. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “832” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat