Shfaqja mirëpritet nga publiku

Trupa e aktorëve përbëhet nga aktorë profesionistë dhe amatorë. Rolet janë interpretuar nga aktorët Bashkim Alaj, Butrint Lumi, Kaltrinë Zeneli, Blerta Kurti, Amina Luka dhe Muho Uruçi. Regjisorja ka shpjeguar se në përzgjedhjen e aktorëve është nisur me synimin që karakteri i aktorit të përshtatet me rolin në mënyrë që aktori ta ketë sa më lehtë ta kapë dhe ta realizojë një personazh

Regjisorja e re Edina Mustafiq ka zgjedhur qytetin e saj Ulqinin për të dhënë premierën e shfaqjes së diplomës “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq” të shkrimtarit të njohur Dario Fo, e cila u shfaq të mërkurën mbrëma, në sallën e Qendrës së Kulturës.
Shfaqja dhe loja e aktorëve në përgjithësi është mirëpritur nga publiku, i cili ka duartrokitur në fund të shfaqjes regjisoren e parë profesioniste të teatrit në Ulqin.
Vetë regjisorja ka shprehur kënaqësi për mënyrën se si është pritur shfaqja nga publiku.
“Regjisori e ka gjithmonë shqetësimin se si do të reagojë publiku, si do ta mirëpresë publiku, por kur dëgjohen të rrahurat, duartrokitjet, të qeshurat, krejt çfarë mund të them është se inshallah një ditë kjo skenë çdo muaj do të jetë e mbushur me këso aktivitetesh dhe organizimesh”, ka thënë ajo në fund të shfaqjes. i. k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “832” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat