“Panairi i Librit në Ulqin ka krijuar një dimension të ri të lidhjeve dhe bashkëpunimit…
Ky panair mund të shërbejë si model për forcimin e marrëdhënieve midis fqinjëve, përvojat historike të të cilëve i kanë shënuar sfidat e ngjashme”, ka thënë ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq
Për të 18-in vit me radhë Panairi i Librit në Ulqin ka tubuar botues, agjenci të shpërndarjes së librit, shkrimtarë, përkthyes, lexues, gazetarë etj. nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. duke e shndërruar Ulqinin në ditët e para të gushtit në qendër të kulturës shqiptare dhe rajonale.
Edicioni i sivjetshëm është organizuar nga Qendra e Kulturës së Ulqinit, në bashkëpunim me Organizatën Turistike Ulqin dhe Institutint e Librit dhe Promocionit nga Tirana, nën kujdesin e Komunës së Ulqinit, në shëtitoren në Ranë, nga data 3 deri më 8 gusht.
Rreth 45 shtëpi botuese, sipas organizatorit, i kanë ekspozuar botimet e tyre më të reja dhe të viteve të fundit në stendat e Panairit.
Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Hajrullah Çeku, shkrimtari dhe ish-politikani Namik Dokle, i cili ka qenë i ftuar i Panairit, dhe personalitete të tjera nga fusha e politikës, letërsisë, kulturës etj.
i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “826” të revistës Koha Javore
