“Simbolika e kondensimit provokon kontekstualizimin e dy botëve – natyrës rreth nesh dhe asaj që ndodhet në vetë ne, botëve që bashkëjetojnë në sensacionet kolorite unike, balancimin tërheqës të potencës së energjisë”, ka thënë dr. Anastazija Miranoviq, historiane e artit dhe kritike figurative
Në kuadër të programit figurativ të edicionit të 31-të të Festivalit “Barski ljetopis”, të mërkurën e kaluar në Galerinë “Velimir A. Lekoviq” është hapur ekspozita individuale e piktores akademike nga Ulqini, Vahida Nimanbegu.
Ajo është paraqitur para publikut të Tivarit me njëzet punime në vaj në pëlhurë të punuara gjatë viteve të fundit.
Ekspozitën e ka hapur historiania e artit dhe kritikja figurative dr. Anastazija Miranoviq, e cila ka thënë se Mediterani, Mali i Zi dhe Ulqini janë toponime gjeografike të përmbajtjeve të shprehjes pikturore të Vahidës dhe bota në të cilën jeton dhe me të cilën korrespondon. (Kohapress)
