Qetësia nuk është e dëshirueshme në asnjë situatë, veçanërisht kur njeriu ndjehet i shtypur. Duke qenë nga natyra i lirë, i barabartë dhe i pavarur, askush nuk mund të nxirret nga prona e tij apo t’i nënshtrohet pushtetit politik të një tjetri pa pëlqimin e vet
Njeriu nuk plaket. Plakja duhet të jetë nocion i krijuar nga njerëz të këqinj që marrin pushtet e prona, duke përndjekur të tjerët, për të fshehur dobësitë e veta. Jeta është plot trazira, dhe vetëm fundi është bilanci i saj.
George Orwell ka thënë se 50 vjeç njeriu merr pamjen që meriton. Ai vdiq 46 vjeç. Njeriu është bërë për të vepruar dhe për të nxituar. Gjithmonë i pakënaqur. Leonardo da Vinçi ishte tepër modest, duke thënë: Vdes i trishtuar; kam fyer Perëndinë dhe njerëzimin, sepse puna ime nuk ka arritur cilësinë që duhet të ketë.

