“Ajo që nisi si studim i thelluar për jetën dhe veprën e Fan Nolit, e tejkaloi edhe vetë Entelën dhe aktivitetin e Nolit, duke u shtrirë në rrënjët e shqipes, e duke na sjellë një vepër mirëfilli shkencore e mjaft sfiduese”, ka thënë gazetarja Valbona Kurti
Ulqin – Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, të shtunën është përuruar libri “E vërteta për Nolin” i dr. Entela Komninos.
Vetë autorja, e cila është gazetare dhe doktore e shkencës në letërsi, ka thënë se “figura e Nolit është e padiskutueshme, por pjesët tjera që ai na i ka lënë si indikacione për kulturën tonë, nuk më duket që kanë ardhur me atë forcë me të cilën ai e ka lënë ose me atë vëmendje dhe me atë thellim të cilin ai e ka bërë”.
Sipas saj, “e vërteta ligjërimore e Nolit, e vendosur mbi të vërtetën e kohës së tij, rezulton me përfundime unike, me fakte të tilla, për shembull, se si një eksperiencë e paprovueshme, ëndrre, shkruhet përmes datave dhe fakteve të jetëshkrimit të tij”.
Komnino ka pranuar se në studimin e saj, ajo nuk ka zbuluar ndonjë dorëshkrim të ri të Nolit, duke thënë se ky nuk ka qenë synimi i saj. i. k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore
