Podgoricë – Panairi i 13-të Ndërkombëtar i Librit është mbajtur në Podgoricë nga data 7 deri më 14 Maj të cilin e organizoi Shtëpia Botuese “Nova Knjiga” dhe Ministria e Arsimit e Malit të Zi me mbështetje edhe të disa partnerëve tradicional.
Hapja zyrtare e këtij panairi është zhvilluar më 7 maj. Në ditën e parë morën pjesë me dhjetëra personalitete të arsimit, shkencës, kulturës e artit nga vendi dhe rajoni. Fillimisht, si nikoqir i kësaj ngjarjeje kulturore ka përshëndetur drejtori i Shtëpisë botuese “Nova Knjiga”, Predrag Uljareviq, i cili tha se panairi i librit është momenti kur libri është në plan të parë, pasi asnjëherë më përgjatë vitit sytë e publikut nuk janë të drejtuar kah libri dhe si i tillë, Panairi i librit – tha ai- është i domosdoshëm sepse pa të, shumë krijimtari botuese dhe ngjarje kulturore do të mbeteshin të padukshme për opinionin.
“Rruga e lexuesit të librit është komplikuar më shumë se kurdoherë më parë, por panairet e librit janë të rëndësishme për lehtësimin e kësaj rruge, për raportin, libër- lexues. Çdo vit në Panirin e librit në Podgoricë kemi rritje të numrit të librave të ekspozuar, të programeve të ndryshme të shtëpive botuese të cilët janë pjesë përbërëse e panairit, të pjesëmarrësve të huaj, të partnerëve të cilët panairin e librit e njohin si mision kulturor, si fuqi e bashkimit dhe si mundësi reale për takime dhe bashkëpunime”, ka thënë në mes tjerash Uljareviq. t. u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore
