Aktivitet i qëlluar dhe me vlerë në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut

Për jetën, pasqyrimin e figurës së Skënderbeut në letërsinë shqipe nga studiues, shkrimtarë e historianë të mëdhenj shqiptarë, për kontributin e fretërve françeskan për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe çdo gjë tjetër që e personifikon figurën madhore të Skënderbeut, kanë folur gjerësisht studiueset e letërsisë, Prof. Dr. Dhurata Shehri me temën: “Miti letrar i Skënderbeut“ dhe Dr. Ernestina Gjergji- Halili me temën: “Një dramë e sapozbuluar për Skënderbeun”

Tuz- Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Ambasada e Kosovës në Mal të Zi në bashkëpunim me Institutin për Zhvillimin e Kulturës- Tuz, kanë organizuar aktivitet historiko- letrar me temën: “Skënderbeu në letrat shqipe”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit.
Në këtë aktivitet me vlerë dhe të qëlluar për një jubile kaq të rëndësishëm, kanë marrë pjesë, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo, ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skënder Durmishi, Ramë Manaj, drejtor i Arkivit të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, përfaqësues të jetës politike, kulturore, shkencore dhe të fushave të tjera në vend si dhe mysafirë e zyrtarë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova. t. u.

Të fundit

më të lexuarat