Ndoshta thashë pak,… të tjerat i keni aty

Ai e ka kuptuar se për të shkruar, lexuesit të sotëm nuk i duhen fjalë të mëdha, të stërholluara, të pagjetura as në fjalorë, që duhet të lodhesh t’ua gjesh kuptimin e derisa të arrish t’i sigurosh këto, të humbet ajo dëshirë për të lexuar e s’di se ku të tretet vëmendja nga leximi. Prandaj ai shkruan thjesht, figura e tij letrare e stilistike është e kuptueshme dhe e kapshme, mobilizuese, përjetuese

Dimitrov Popoviq

Kohë më parë, diku para dhjetë vitesh, më kanë rënë në dorë poezitë e deriatëhershme të Haxhi Shabanit. Ta them drejt se edhe kam shkruar për to e i kam botuar, edhe sot ndjehem i lumtur se për çfarë kam shkruar, kam pasur të drejtë. Vërtetohet plotësisht ajo që kam thënë, se pas vargjeve të këtij poeti fshihet një penë që do t’i kalojë kufijtë e vetvetes e do të bëhet i dashur e i pranueshëm në sferat letrare të krijimtarisë në shqip. Kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja kryesore që ngula këmbë në përzgjedhjen e poezive nga disa libra të tij, për të botuar një libër të ri, që do të ishte esenca e krijimtarisë së deritashme dhe njëkohësisht t’i jepja edhe një shtytje të mëtejshme, duke e garantuar se je në rrugën tënde origjinale, në rrugë të mbarë që shoqërisë t’i shërbesh përmes artit.
Dëshira ime si redaktor i librit mori krahë, kur Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, brenda marrëdhënieve të mira mes nesh, e propozoi që në vitin që shkoi, duke vazhduar traditën e mirë të botimit të autorëve shqiptarë, të botonim edhe përzgjedhjen e Haxhi Shabanit. Dhe libri është botuar në Bibliotekën më me vlerë që ka Enti i Teksteve, në atë “Savremenik” (Bashkëkohësi) ashtu si duhet, nën kujdesin e vazhdueshëm të drejtorit Pavle Goranoviq, që është vetë një poet i kohës, me fletë të shkëlqyera, me kapakë të trashë dhe ilustrim special.
Librin e shoqërojnë emrat e recensentëve dr. Basri Çapriqi e Liridona Sinishtaj dhe një parathënie mjaft e bukur dhe kuptimplote nga ana e Liridonës. Libri ndahet në pesë pjesë, kryesisht sipas librave të botuar më parë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat