Ndërthurje e artit poetik me trashëgiminë kulturore

Në takim morën pjesë poetë dhe krijues nga Ulqini dhe Shkodra, anëtarë dhe miq të SHAI “Art Club”, të cilët lexuan poezi nga krijimtaria e tyre dhe e poetëve të tjerë. Në takim u diskutua për poezinë shqipe, me theks të veçantë për poezinë shqipe që krijohet në Malin e Zi, si dhe për problemet që i shqetësojnë krijuesit letrarë

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi të mërkurën, më 21 mars, Ditën Botërore të Poezisë me një aktivitet të titulluar “Poezi dhe etnografi”, të organizuar në Muzeun Etnografik në fshatin Draginë të Anës së Malit.
Në takim morën pjesë poetë dhe krijues nga Ulqini dhe Shkodra, anëtarë dhe miq të SHAI “Art Club”, të cilët lexuan poezi nga krijimtaria e tyre dhe e poetëve të tjerë. Në takim u diskutua për poezinë shqipe, me theks të veçantë për poezinë shqipe që krijohet në Malin e Zi, si dhe për problemet që i shqetësojnë krijuesit letrarë.
Pjesëmarrësit vlerësuan zgjedhjen e mjedisit të veçantë për mbajtjen e takimit, duke ndërthurur artin poetik me trashëgiminë kulturore.
Në fund të takimit, pjesëmarrësit shijuan ushqimet e përgatitura nga familja e pronarit të Muzeut Etnografik – Draginë, Hajredin Kovaçi, si dëshmi e kuzhinës tradicionale dhe mikpritjes anamalase.
SHAI “Art Club” e shënon rregullisht që prej disa vitesh Ditën Botërore të Poezisë me aktivitete të ndryshme, si takime të poetëve nëpër shkollat shqipe në Malin e Zi, përurime të vëllimeve poetike etj., me qëllimin për t’i dhënë peshën që meriton poezisë dhe krijimtarisë letrare në përgjithësi. i.k.

Të fundit

më të lexuarat