Bëjnë atë çfarë shohin, apo atë çfarë dëgjojnë nga të tjerët, qoftë në aspektin pozitiv qoftë në atë negativ. Më e keqja është kur fëmijët në moshë të vogël mundohen të bëjnë të njëjtat gjëra. Por kur vjen te ndonjë keqpërdorim, faji qëndron tek prindërit, që nuk bëjnë kontrolle se me çfarë po merret fëmija i tyre
Akses në internet kanë të gjithë ata që dëshirojnë, e po ashtu të gjithë ata që kanë një “smart-phone”, një kompjuter, apo lap top. Rrjetet sociale dhe interneti ofrojnë mundësi të mira për ata që i përdorin në pikëpamjen pozitive. Të krijojnë shumë mundësi, qoftë brenda rrethit ku jeton, qoftë jashtë tij. Por sa të rinj e ndjekin këtë mendim pozitiv?
Keqpërdorimet në rrjet janë aktuale, të cilat bëhen për interesat personale apo edhe më gjerë. Këto janë shumë të dëmshme për shoqërinë, ngaqë krijojnë probleme nga më të ndryshmet. Këto keqpërdorime kryesisht bëhen nga adoleshentët.
Por një sjellje e tillë çdo herë varet te karakteri dhe personaliteti i njeriut, sepse jo çdo i ri do të merret me keqpërdorime. Shumë nga të rinjtë janë të preokupuar me punë dhe me projekte të ndryshme, ku rrjetet sociale u shërbejnë shumë. Së pari për shpërndarjen e një informacioni në kohë reale, për reklamime, e për nevoja tjera të ndryshme.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “805” të revistës Koha Javore

