Si e shënoi diaspora në Romë, 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit -Skënderbeut

Siç dihet, viti 2018 është shpallur nga qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës, por edhe nga Kisha Katolike në trevat shqiptare dhe në diasporë, si viti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut Janë mbajtur disa manifestime dhe është në plan të zhvillohen programe të ndryshme kulturore, akademiko-shkencore dhe ceremoni të tjera përkujtimore, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe anembanë botës ku ka shqiptarë — gjatë gjithë këtij viti

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Këtu në Shtetet e Bashkuara ky përvjetor është shënuar ditët e fundit nga diaspora me simpoziume në Nju Jork dhe në Detroit ku kanë marrë pjesë një numër studiuesish dhe historianësh të njohur nga Shqipëria, nga Kosova dhe diaspora, për të shënuar këtë përvjetor me rëndësi historike. Në këto simpoziume kanë marrë pjesë shqiptarët e diasporës pa dallim feje a krahine. Ashtu siç janë bashkuar gjithherë për raste të tilla, ashtu u bashkuan edhe tani për të kujtuar heroin e tyre kombëtar, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes.
Është kjo pjesë e një tradite që diaspora, gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme, me gjithë mjetet e kufizuara për të shënuar përvjetorë të tillë kombëtarë – është përpjekur të kremtojë rregullisht datat historike dhe heronjtë kombëtarë të shqiptarëve. Shënimi këtë vit i 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut na sjellë në kujtesë 500-vjetorin e Skënderbeut dhe ceremonitë e simpoziumet që u organizuan nga diaspora shqiptare në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ishte pikërisht, 50-vjet më parë që diaspora shqiptare qe bashkuar në Romë dhe në Vatikan për të shënuar 500-vjetorin e vdekjes së Kryetrimit të Kombit shqiptar dhe të veprimtarisë së tij epike. Me ndihmën e Vatikanit dhe Papa Palit VI, të Arbëreshëve dhe të diasporës shqiptare të njohur në Romë në atë kohë, përfshirë Profesor Ernest Koliqin dhe mërgimtarë të tjerë të dalluar shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare — të gjithë të bashkuar në Romë dhe në Vatikan – i treguan botës dinjitetin kombëtar dhe krenarinë e vet për historinë kombëtare, duke nderuar Fatosin e tyre të Madh. 500-vjetori i Vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ishte gjithashtu një rast që vuri në dukje edhe respektin e Vatikanit për Heroin e Shqiptarëve dhe për kombin shqiptar në përgjithësi, gjë që u pasqyrua në pritjen entuziaste që iu bë shqiptarëve në vitin 1968 në Vatikan nga Pali Pali i VI, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Fatosit kombëtar të shqiptarëve.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “802” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat