Rruga unike e Kosovës në politikën e saj të jashtme

Ulqin – Në sallën e konferencave të hotelit “Mediteran”, të premten mbrëma u bë përurimi i librit “Ngritja e një shteti – Politika e jashtme e Kosovës” e autorit Enver Hoxhaj, i cili njëherazi është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vetë autori ka bërë një paraqitje të librit.
Ai ka treguar arsyen e prezantimit të librit të tij në Ulqin duke thënë se ka të bëjë me diçka të thjeshtë, njerëzore dhe politike.
“Ideja e prezantimit të librit ka të bëjë me atë që përmes këtij libri ta shprehi mirënjohjen, vlerësimin, përuljen, që ka çdo qytetar i Kosovës për shqiptarët kudo që janë, për kontributin që kanë dhënë shqiptarët e Ulqinit, Tuzit, Plavës dhe Gucisë etj. në pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se “jam në Ulqin për ta prezantuar librin tim, për t’ju thënë faleminderit shumë për pavarësinë e Kosovës”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat