Ekranizim i legjendës mbi Servantesin në Ulqin

Pothuajse e gjithë ngjarja e filmit zhvillohet në Ulqin, ku shkrimtari i njohur spanjoll mendohet se ka qëndruar i zënë rob. Filmi bazohet në legjendën mbi dashurinë e Servantesit në kalaleshën e bukur, Dulcinenë. Ai është një realizim me aktorë nga vendi

Ulqin – Një grup i artistëve të rinj nga Ulqini ka realizuar ekranizimin e legjendës mbi qëndrimin e shkrimtarit të njohur spanjoll, Miguel de Servantes në Ulqin.
Në sallën e mbushur plot të Qendrës së Kulturës në Ulqin, të shtunën mbrëma u shfaq premiera e filmit “Cervantes”, me regji të Robert Jankoviqit, bazuar në skenarin e Adriana Hoxhës.
Pothuajse e gjithë ngjarja e filmit zhvillohet në Ulqin, ku shkrimtari i njohur spanjoll mendohet se ka qëndruar i zënë rob. Filmi bazohet në legjendën mbi dashurinë e Servantesit në kalaleshën e bukur, Dulcinenë, e cila është kryepersonazhe e veprës së tij “Don Kishoti”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat