U shfaq koncert me muzikë popullore dhe klasike

Tuz- 550- vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjegj Kastriotit- Skendërbeut, u shënua në Malësi nga Ansambli folklorik “Shqiponja”, në bashkëpunim me QKI “Malësia”, të cilët organizuan një koncert madhështor kushtuar kësaj figure emblematike të kombit tonë, në të cilin morën pjesë një publik shumë i gjerë nga Malësia këndej dhe andej kufirit.
Në fillim të kësaj mbrëmjeje kulturore-artistike është intonuar himni i flamurit kombëtar, ndërsa më pas është shfaqur një minidramë e vënë në skenë nga disa anëtarë të ansamblit “Shqiponja” kushtuar veprimtarisë së gjerë dhe të pashoqe të Skendërbeut, duke pasqyruar kështu rezistencën shumëvjeçare të heroit në përballje me fuqinë më të mëdhe të kohës gjatë tridhjetë betejave të tij të zhvilluara me armiqtë e huaj. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “799” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat