Basri Çapriqi, në krye të vendit të poezisë shqipe

Poezia shqipe, muzat e saj janë të përlotura, ato nga kjo botë po përcjellin një nga engjëjt e saj, poetin Basri Çapriqin, për ta ngritur në botën e përjetshmëve atje ku banojnë: Lasgushi, Migjeni, Podrimja

 Haxhi Shabani

Kurrë në jetën time nuk do të doja ta filloja ta shkruaja një shkrim për TY Basri, për këtë arsye.
Aktualisht gjuha shqipe e ka të vështirë të gjejë një epitet që do të përmbledhë thellësinë dhe gjerësinë e humbjes për ikjen nga kjo jetë të Basri Çapriqit.
Përmendja vetëm e emrit të tij flet vetë dhe shumë. Gremina dhe hone në zemrat tona: si në planin personal të familjes së tij, të miqve të tij (eh çfarë miku e vëllai ishte ai-e dinë vetëm ata që e njohën mirë), sikurse edhe për kulturën, shkencën, mësimdhënien, indentitetin shqiptar e evropian, mendimin e lirë.
Poezia shqipe, muzat e saj janë të përlotura, ato nga kjo botë po përcjellin një nga engjujt e saj, poetin Basri Çapriqin, për ta ngritur në botën e përjetshmëve atje ku banojnë: Lasgushi, Migjeni, Podrimja.
58-vjet të Basri Çapriqit? Sa pak! Shumë pak: për Nënën tënde, për djalin Bindin, për vajzën Bulzën, për bashkëshorten Sazanën, vëllain, motrën, për të gjithë të afërmit e farefisin, për miqt e tu që i njohe e të njohën, që i deshe e të deshën, për lexuesit e zgjedhur të poezisë tënde që s’i njihje, por të njihnin. Ti Basri për të gjitha këtë ishe Modeli që duhet ndjekur sepse kishe dashuri, mirësi, kulturë, dije, qytetërim, inteligjencë, sepse Ti ishe SHPIRT NJERIU, para së gjithash.
Pak, tepër pak, 58 vjet për një Njeri si Ti. Në kohën kur me shpirt të trazuar për shëndetin tënd, prisnim të ktheheshe në jetën normale pas sëmundjes…Ti u shembe…O Perëndi pse e merr të Mirin, të Bukurin, të Diturin, a merret për vete Poeti?
Basri Çapriqi për ne ishte Frymëzuesi! Ne të prisnim në Ulqin të vije dhe të bisedonim, ashtu siç veç Ti dije. Sepse Ti kishe fuqinë të artikuloje xhevahirë. Sepse, sidomos disa nga Ne, Ty të kishim pranë edhe kur nuk ishe me ne fizikisht, me Frymën tënde.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “798” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat